Behar Bajri, sapo kishte dalë nga burgu i kishte vënë vetes detyrë të posaçme, të vriste me çdo kusht, Dorian Dulin, një personazh të botës së krimit në Shkodër, tek i cili Bajri gjatë kohës kur ishte në burg kishte mbetur 20 mijë euro borxh dhe nuk kishte pranuar t’ia kthente.
Advertisements
Bajri, kishte kontraktuar disa njerëz duke përfshirë dhe “Leksin e Druve” në Lezhë, Nuredin Dumanin në Kosovë, por çuditërisht të gjithë njerëzit që kishte afruar Bajri, ndruheshin të godisni Dulin, për shkak edhe të aftësive të tij të shpejta për të reaguar me armë.
Advertisements
Mosgjetja e vendodhjes së tij dhe frika se mos vallë gjatë sulmit mbi Dorian Dulin do ngelnin vetë të vrarë, kishte stepur njerëzit që afronte për gjuajtje Behar Bajri, megjithëse ai ishte i gatshëm të jepte deri në 200 mijë apo 500 mijë euro.
Nisur nga kjo situatë, Behar Bajri komunikon në “Sky” me Durim Bamin një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Nikël, duke i kërkuar këtij të fundit një pakt të fshehtë. Plani ishte që të kryheshin vrasje me këmbim.
Duke ditur problemin që Durim Bami dhe Marklen Haka kishin konflikt të hapur me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, i cili kërkonte ti qëllonte, Behar Bajri i ofron një pakt Durim Bamit, ku ai të vriste për llogari të Bajrit, Dorian Dulin.
Ndërsa si këmbim Behar Bajri do vriste në Lezhë ish-deputetin Arben Ndoka dhe në Shkodër Jozi Krajën, për llogari të Durim Bamit dhe Marklen Hakës.
Advertisements
Një marëveshje kjo e ndërthurur mes intrigave kriminale pasi vetë Behar Bajri, në të njëjtën kohë flet në “Sky” me Arben Ndokën, ku ky i fundit i kërkon ndihmë për të vrarë, Durim Bamin.
Behar Brajoviq alias Bajri ka kontaktuar me Durim Bamin dhe e ka ftuar këtë fundit në banesën e tij në Shkodër.Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që:
“…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.
Por nga ana tjetër mes shumë bisedave, Durim Bami, e josh Behar Bajrin duke i thënë se një personazh shumë i fuqishëm në Tiranë, kërkon ta godasë Bajrin, përmes grupit të vlonjatëve që udhëhiqen nga Fatmir Hyseni që njihet ndryshe me nofkën “Doçja”.
Behari, kërkon të dijë më shumë se kush është personi që kërkon kokën e tij në Tiranë, por Durim Bami i shprehet s’mund ti tregojë pasi ai personi, e ka në dorë pasi i di disa gjëra dhe i bën dëm pastaj.
“…kush asht si të paska në dorë…?Se mua nuk më ka në dorë kush, përveç Allahut. Se ne në dorë na ka veç zoti, se dhe mu më dinë shumë Gjana por nuk më ka në dorë kush…”-i thotë Behar Bajri, Durim Bamit.
Më tej ky i fundit interesohet se kush person e ka gjuajtur në atentatin e 5 nëntorit 2020 në Tapizë, ku Bami u tentua të vritet.
Por Behar Bajri ia kthen:”…o vlla Visi nuk të ka gjujt dhe për këtë ta bëj be unë, se e kam fut në be. Dhe i kam thanë me mendu për të ma mirë me vraj mu se me më pre në besë. Se jo Visin por dhe vllanë e vras. Por i kam thanë Tomës, nëse don me prishë punë i tham Visit dhe nuk jam ma se nuk du i thashë pa besina. Se dhe Visi u habit, si me mendua ai për mu…”.
Ndërsa Bami ia kthen:”…jo nuk kam mendu ke Visi këtë herë, pavarësisht që më kanë thanë: ”…ta ka bo Visi…”. Po unë e di që është Beni e sigurt…”.
Në vazhdim Behar Bajri ia kthen se: ”…por ai (Visi) lek nuk jep e ka gjarprin në xhep. Atë herë unë kam dasht me të afru afër me të për interes tanve. Unë 4 muaj kam që ri me të…Aj Nardi më ka dhan 10 miljon euro veç ma vraj. Ndërsa 2 milion euro ma ban vetëm heksin më ka thanë, por me të than të drejtën nuk i du ato lek se kam fëmijë me rrit dhe nuk jam për atë punë…”.
Më tej Behar Bajri i shkruan duke I dhënë një informacion Durim Bamit, të cilit i thotë:”…o vëlla a don me ditë kush ta ka vra hadhën e Mariglenit, se ka gjujt me dorë të tij…Madje do të gjuajnë dhe ty…”.
“…po hë pra më thuaj…”-i thotë Bami. Ndërsa Behar Bajri ia kthen se:”…ma thuaj ti para dhe më bëj be se nuk ma the për intrig dhe ma thuaj emrin e atij si keka interesum për mua, atë herë po ta them dhe unë…dhe është i betum me të vra…nji për nji e kena. Sa di unë për ty, ti nuk e din kurrë…Jozi asht ai…ndaq thuji dhe Mariglenit, bile ta jap të gjallë…”.
Durim Bami ia kthen Beharit duke I thënë: “…o vlla rruju për vete, se dhe ty duan të të bien, pasi kanë ata Vlonjatët ata, ata që janë në kërkim për vrasjen e Santiagos…”.
Por Behar Bajri, në këtë bisedë i thotë Durim Bamit, që të bëjnë një plan sikur nuk flasin, sikur janë zënë së bashku dhe në këtë skenar ai ti vrasë Jozi Krajën, ndërsa Durim Bami, ti vrarë Dorian Dulin.
“…nigjo na mund ta bajmë i lojë bashkë. Unë me të ndihmu ty, e ti mua. Si me dal kundërshtar bashkë haptas. Dhe unë ta heku Jozin, ti më hek Dorin. Nëse ban, unë atë herë kam besim të plotë dhe më ke shok për kry…dhe ta them se prej kujt të rujn dhe kush ta bëjn këto lojë dhe ai se ashtë tu të rujt ty. Dhe tana makinat që kanë në dispozicion, për ty dhe valterin. Ky Jozi rrin tan ditën tek Beni. Flen jeton aty, i kanë fal dy shtëpija afër “Rrafaelos…”.
Durim Bami i thotë: ”…më thuaj kush po më rruan…”.
Por Behari ia kthen duke i shkruar: ”…këtë nuk ta them, e kishim kry për kry. Ma the Altinin, ta thashë dhe unë Jozin, se për derisa unë ri me Visin normal që mik nuk më ka…Tani ma bëj Dorin, ta bëj unë Jozin. Vlla a je për ndërim? E di se i ke problem dhe nuk të shkon mendja atë si i di unë, ti nuk i mer vesh kurrë. Tash ti i shpëtove, tash e kanë Valterin në piksynim.Pasha allahun, nuk e ke me intrigë, ma kry Dorin unë ti zgjidh tana dhe atëherë mundena të ecim përpara…tre bahen nga herë 4 tërë. Janë dy grupe…ma krye se e ke në Dorë si kam unë këta…”.
Durim Bami më tej ia kthen: ”…o vëlla dëgjo shokun, Dorin ta kry unë…”. Por më tej Behari ia kthen:”…vëlla nuk ta them ditën që të krysh Dorin. Nëse don lekë i ke, ti laj tek Toma, nëse don me krye me ato ta krye dhe unë…dhe unë kam detyrë që me ta pru të gjallë dhe me e djeg ju dhe mos mar vesh se kush e se tek me nigju vet pra se me vra. Ky ta bëj…”.
Durim Bami ja kthen mesazhet:”…dakord, por mu intereso se kush më ruan këtu në fshat…se ndoshta rri me të e se di. O vlla du Benin, e boj vetë, po si ta zej ku ta zej këtë më nimo ti…”.
Bajri i shkruan se: ”…me kry punë, me të fut në Lezhë. Atë herë kam për detyrë me ta pru atë si ka vra hadhën e Mariglenit dhe me të ndihmu me Benin.
Dhe ti jap dhe njerëzit e mi, me kry punë dhe me ikë. Më ndihmi të ndihmoj pasha allahun. O vlla më ndihmo për Dorin të ndihmoj dhe për Benin dhe Jozin ta heku ndaq unë ndaq ta jap të gjadh dhe atëherë të ndihmoj për Benin. Ndaq të jap dhe njerëz me vedi, ndaq për info më ndihmo pasha allahun të ndihmoj…atëherë fitoj besim tek ti dhe më ke në krahë për kë të dush…”.
Kurse Durim Bami ia kthen:”…o vëlla Dori maroj kjo punë, mos ma diskuto ma ta kry unë. Por ky Jozi ka gjujt tek unë…? Por Behari i thotë:”…nuk e di se nuk kam pyet, se janë dy grupe…”.
Por për të vënë në zbatim këtë skenar kriminal, Behar Bajri i propozon Durim Bamit që të inskenojnë një ngjarje kriminale, duke qëlluar me armë makinëne Beharit në Lezhë.
“…veç aj mund të afrohet me ba një skemë me qit ti dikën me gjujt makinën time në Lezhë dhe nuk duhet ta dijë as Visi…me hap luftë ta hapur gjoja, a ma ban kyt lojë…atëherë ai vjen tek ti.Unë po e çoj një makinë dam, por duhet me qu fjalë ti se gjoja të kam pre në besë dhe mu prish dhe me Visin…dhe aj vjen tek ti.
Ose të gjuj unë ty tek ndonjë makinë dhe i çojmë fjalë Tomës që nuk jemi më në besë…. Dhe për këtë skenar duhet të mos dijë gjë as Visi dhe as Toma.Vlla e duhet me i ndenjt lojës…”.
“…duhet të flas me Mariglenin…”-i thotë Durim Bami për këtë pakt. Në datën 30 nëntor 2020 Bami i shkruan Behar Bajrit, duke i thënë:”…fola me Mariglenin, na bo Benin të bojm ça të duash ti ta bojm ne para. Të boj 2. Ti na hiq Benin, si thua..?.
Ndërsa Behari ia kthen:”…unë kam veç Dorin, kërkënd tjetër ose Gencin vëllanë e Mirit dhe atë po ai asht kurv, si nuk asht për mu vra.Mariglenit thuaj ta heku atë si të ka plagos ty dhe si të ka vra hallën. Kyt e baj dhe të ndihmoj për Benin. Se mu Dori nuk më ka prek kund si me dhimb kund. Kot e du për fiksim se meqe ashtë shok me A…”.
Por Durim Bami i thotë:”…ne nuk e duam Jozin që ka gjujt, ai është kot për ne. Unë dhe Marigleni, kërkojmë Benin.Si do bëjmë me Benin, atë duam ta heqim. Na nimo ke Beni, nuk dum me u marë me të tjerë pa maru Benin. Këto që kërkon ti ti kryejme ne…”.
Bajri i shkruan: “…unë veç Dorin dua, atë se asht kopil e nuk kam ku ta zej…”. Dhe Bami që ia kthen:”…me çunin e Xhelalit ka qënë këtej para dy ditësh më duket. Se kanë nejt dhe në Shkodër me një varrim se di kush ka vdek në Shkodër…”
Ndërsa Behari i thotë: ”…kan vra një shokun e tyne (bëhet fjalë për Ridvan Ramazanin). “…Ti e vrave?”-i thotë i thotë Durimi, Beharit por ky i fundit ia kthen:”…jo mo vëlla, por e kanë vrarë disa të tjerë…e njoh atë që e ka vra…”.
Sërisht të dyja palët kthehen tek tema e bisedës ku Durim Bami i shkruan Behar Bajrit duke i thënë:”…a bahet kështu në Dorin ti Benin…?”.
Kurse Behari ia kthen:”…po nëse ma hekni, me gjithë Gencin…”.