Rama përjashton Ditmir Bushatin, nuk e fal as Olta Xhaçkën dhe Ilir Beqajn! Emrat e rinj që u propozuan

by editor

Kryeministri Edi Rama i propozoi sot Asamblesë së PS emrat e rinj të kryesisë, konkretisht 7 burra dhe 7 gra. Nga këta 14 do të zgjidhen 10 në total, duke respektuar edhe kuotën gjinore, 5 me 5.

Advertisements

Emrat e propozuar nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama janë: nga burrat, Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu dhe Vangjel Tavo.

Advertisements

Ndërsa nga gratë u propozua: Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla

Me këto propozime të reja kryeministri ka lënë jashtë kryesisë aktuale, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashin.

Advertisements

Kujtojmë që ish ministri Ilir Beqaj ndodhet prapa hekurave pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian gjatë kohës që ai drejtonte SASPAC.

Ndërkohë për deputeten Olta Xhaçka ka një betejë që ka shkuar deri në Gjykatë Kushtetuese që lidhet me mandatin e saj të deputetes. PD kërkon që Xhackës ti hiqet mandati, për shkak se bashkëshorti i saj është investitor strategjik.

Emrat e propozuar për anëtar kryesie, do te zgjidhen 5 burra dhe 5 gra

1-Arben Pëllumbi

2-Erjon Braçe

3-Eduard Shalsi

4-Pirro Vëngu

5-Pjerin Ndreu

6-Toni Gogu

7-Vangjel Tavo

1-Albana Koçiu

2-Anila Denaj

3-Delina Ibrahimi

4-Etilda Gjonaj

5-Klodiana Spahiu

6-Klotilda Bushka

7-Lindita Nikolla

You may also like