Partia Socialiste ka tashmë 12 drejtuesit e rinj të qarqeve të vendit që do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të 2025.
Advertisements
Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve me rëndësi elektorale për vendin, ndërsa është shtuar edhe një drejtues të politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve.
Advertisements
Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.
Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.
Advertisements
Në Vlorë drejtues politik do të jetë Bledi Çuçi, ndërkohë që Rama ka larguar nga ky Qark Blendi Klosin, i cili do të qëndrojë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i PS.
Asambleja Kombëtare e PS
Kryetar i Asamblesë – Blendi Klosi
Nënkryetar të Asamblesë – Ilva Gjuzi dhe Besa Spahon
Sekretar i Asamblesë – Onit Beleri
Sekretariati ekzekutiv i partisë
Sekretar i Përgjithshëm- Blendi Klosi
Sekretari i organizmit dhe zgjedhjeve- Damian Gjiknuri
Sekretare e gruas –Evis Kushi
Sekretare e Programit – Milva Ekonomi
Sekretare për Diasporën – Zerina Bruçi
Sekretare e Marrëdhënieve ndërkombëtare – Romina Kuko
Sekretari i rinisë – Roi Bashaj