Pas fitores ndaj Çekisë, Gjeorgjia do tentojë të përsërisë veten edhe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e Nations League që luhet pas disa ditësh. Para takimit, dha mendimin e tij trajneri francez i gjeorgjianëve, Sagnol.
Advertisements
“Kemi bërë një rrugë të gjatë deri këtu. Gjithçka nuk është e dukshme nga jashtë, unë kam besuar gjithmonë te kjo skuadër. Lojtarët luajtën në Europian dhe e kuptuan rëndësinë e punës së ekipit, ishte e rëndësishme mënyra se si ktheheshim pas Europianit dhe ajo që pashë më kënaqi.
Advertisements
Ne nuk luajtëm lojë ofensive në minutat e parë, por pastaj u kërkova lojtarëve të sulmit që të qëndronin më përpara dhe të krijonin hapësira. Kiteishvili është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në futbollin europian, ai mund të luajë në klubet më të mëdha. Ai e luan rolin e tij në mënyrë perfekte dhe jam i lumtur që e kam në skuadër.
Sigurisht, pritshmëria dhe ambiciet tona janë rritur. Sot ia dolëm shumë mirë, por do të ketë edhe dështime. Gjëja kryesore është se si do të luajmë. Nga dita e nesërme do të punojmë për një objektiv të ri, duhet të luajmë ndaj Shqipërisë”, – tha ai.
Advertisements