6 shkolla të ciklit fillor dhe 18 klasa në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në qarkun e Korçës janë mbyllur si pasojë e mungesës së nxënësve.
Advertisements
Shkollat e fshatrave Kodras në Kolonjë, Kapshticë në Devoll si dhe Mjaltas, Desmirë, Zvarisht dhe Osojë në Bashkinë e Maliqit nuk do të hapin dyert këtë fillim viti shkollor.
Advertisements
Ulja e lindshmërisë por edhe emigrcioni masiv i viteve të fundit janë reflektuar në numër të pamjaftueshëm nxënësish për të mbajtur hapur klasat kryesisht në shkollat e fshatrave të bashkisë Maliq dhe disa në Korçë.
Sipas kreut të Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Korçë Leonard Trebicka efektet e uljes së numrit të popullsisë prej disa vitesh ndjehen në sistemin arsimor por aktualisht Shqipëria ka humbur thuajse 1/3 e nxënësve.
Advertisements
Shifrat janë shumë të ulëta,të paktën ju i keni shifrat zyrtare por po them që në gjithë Shqipërinë pothuaj mungojnë 30% e nxënësve,pra 1/3 më pak. Është një shifër shumë alarmante dhe e pritshme pasi kjo gjë nuk ka ndodhur sot, ka vite dhe vite, pasojat janë sot por do të jenë edhe në vitet pasardhëse, akoma më shumë do të ndihet mungesa e nxënësve.
Të gjithë ata që janë larguar nga Shqipëria, i të rinjve sidomos të cilët pas disa vitesh lindin fëmijët jashtë shtetit, jo këtu. Kjo rënie e numrit të lindjeve në Shqipëri padiskutim në shifra shumë të mëdha dhe emigracioni i pjesës tjetër ka bërë që shkollat shqiptare të vuajnë mungesën e nxënësve në gjithë territorin e vendit.
Klasat e para janë ato që e ndiejnë më shumë,madje ka filluar prej dy vitesh që po e ndiejnë klasat e para dhe duke u rritur brez pas brezi klasat e para shkojnë të 5- at e kështu me radhë, në gjimnaz dhe pas ca vitesh do të ndihet numri i rënies së nxënësve edhe në shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnazet e qytetit, por tani për momentin ndihen në ciklin e ulët, madje kemi edhe shkolla të mbyllura në qytetin e Korçës sidomos në zonat rurale të cilat kanë largim masiv të popullatës së tyre.
Kemi informacione që në disa fshatra janë mbyllur shkollat dhe kanë kaluar në shkolla vartëse. Kemi arritur që të paktën që nga muaji qershor të mos ketë largim të mësuesve nga puna, kjo është e rëndësishme për ne si sindikatë. Në Korçë të paktën nuk ka shkollë me dy turne, ka në qarkun e Korçës por janë shumë pak”, deklaroi Leonard Trebicka-kryetari i sindikatës se pavarur te arsimit Korçë.
Ulja e numrit të nxënësve vihet re edhe tek regjistrimet në klasë të parë. Sipas informacionit zyrtar nga drejtoria arsimore për këtë vit shkollor janë regjistruar ne klasën e parë 1302 nxënës nga 1698 që u regjistruan vitin e kaluar. Ndërsa në klasën e 10 janë regjistruar 502 nxënës më pak.