Bashkëshorti e dogji me benzinë, Melisa Trëndafili rrëfen tmerrin e përjetuar: U mundova ta fik zjarrin me …

by editor

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, po lufton me plagët e saj në spitalin e QSUT.

31-vjeçarja ka folur për here të parë në emisionin “Shqipëria LIVE” me moderatoren Sidorela Gjoni, duke treguar se çfarë ndodhi në atë ngjarje.

Advertisements

Melisa tregoi të gjithë momentin e tmerrshëm që përjetoi, gjendjen aktuale dhe shkaqet që çuan bashkëshortin e saj në këtë akt ekstrem.

“Jam shumë keq, doktorët më kanë thënë do bëhesh më mirë, po kthehesha nga puna, dhe isha në rrugicën e shtëpisë, ai ndaloi dhe nuk e pashë që kishte bidonin se e kishte fshehur në xhep, një bidon të vogël.

Advertisements

Më hodhi benzinën, ndezi çakmakun, e ndezi dhe iku me vrap. Unë fillova të bërtisja se nuk kishte njeri aty, qëlloi një fqinje që më mori në oborr e më fiku zjarrin me ujë. Dy ditë më parë erdhi nga Saranda, folëm qetë qetë, u ndamë shumë mirë, dhe i thashë të flasim mirë për hir të fëmijëve.

Ditën e dytë nuk u bë i gjallë fare, ndërsa ditën e tretë ndodhi kjo. Deri tani mjekët thonë që do duhet të rri më gjatë, por nuk e dimë nëse do duhet të shkoj jashtë shtetit.

Advertisements

Duart i kam shumë keq, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur pjesa e ankthit. Kam frikë, më del imazhi i tij në kokë, kam frikë për veten dhe fëmijët. Kam 10 vjet që e njihja. Ai e ka ndërruar emrin, unë në dhjetor po sëmuresha shumë shpesh se kisha shumë stres, dhe i flisja për mirë, të mblidhte veten për hir të familjes, por ai nuk po përmirësonte.

Aty e pashë që s`do ndryshonte dhe thashë të shoh jetën time. Kontaktoj me familjen e tij, se kam marrëdhënie të mirë, më mbështesin. Unë erdha të jetoj te shtëpia e familjes time, dhe unë punoj ku të mundem, se nuk punoj dot në vend të rregullt me sigurime”, tha Melisa Trendafili.

You may also like