E pazakontë/ Gëlltiti gjilpërën duke shkaktuar vështirësi për frymëmarrjen, mjekët bëjnë ‘mrekullinë’ për 30-vjeçaren

by editor

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në Kosovë.

Advertisements

Një 30 vjeçare rrezikoi seriozisht shëndetin pasi aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, bëri me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Advertisements

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje

“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, u arrit të largohej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

Advertisements

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.”, thuhet në deklaratën e spitalit.

You may also like