Hiqeshin si policë dhe vidhnin në dyqane, shkatërrohet banda e hajdutëve në Greqi, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

by editor

Tre persona janë arrestuar nga policia greke ku mes tyre edhe një shqiptar.

Advertisements

Të arrestuarit janë identifikuar si ranë Pllumb Cara alias Pllumb Rusi, 39 vjeç nga Sukthi i Durrësit, Yasin Badaëi 30 vjeç nga Siria dhe shtetasi grek Evstathios Borgidis 60 vjec.

Advertisements

Siç raportojnë mediat e huaja, anëtarët e këtij grupi kriminal kryenin në mënyrë sistematike grabitje dhe vjedhje në dyqane dhe banesa në zona të qendrës së Athinës.

Që nga nëntori i vitit 2023, ata kanë kryer grabitje me armë në dyqane e mini markete dhe më pas vjedhje dyqanesh dhe shtëpish në zona të ndryshme të Athinës, si Sintagma, Agios Panteleimonas, Kaisariani, Pagrati, Virona dhe Zografou, madje duke synuar disa herë të njëjtat dyqane.

Advertisements

Madje, mediat e huaja bëjnë me dije se ata mbanin me vete edhe pistoleta, duke zgjedhur të kryenin grabitje në minimarkete në pronësi të njerëzve me origjinë aziatike, në të cilat nuk hezitonin të ushtronin dhunë, duke i lidhur viktimat e tyre me kabllo dhe duke i lënë të palëvizur ndërsa iknin.

Në grabitjet, 39-vjeçari së bashku me 60-vjeçarin duke pretenduar se janë policë, kanë hyrë në minimarkete dhe me kërcënimin e pistoletave kanë bllokuar punonjësit dhe kanë marrë para. Në vjedhjet, 30-vjeçari ka thyer dyert e dyqaneve, ka hyrë brenda tyre dhe ka hequr para dhe sende të tjera, ndërsa 39-vjeçari shqiptar asistuar dhe mbikëqyrur 30-vjeçarin. Në këtë rast, përgjegjës për planifikimin e objektivave ishte 60-vjeçari grek.

Policia arriti të arrestonte 39-vjeçarin shqiptar dhe 60-vjeçarin grek, ndërsa po kryenin një vjedhje në një banesë në Kypseli. Në fakt, në tentativën e tyre për t’u arratisur, teksa zbrisnin ballkoni në ballkon, 39-vjeçari shqiptar Pllum Cara mbeti i plagosur duke rënë nga lartësia dhe aktualisht ndodhet në spital.

Në zonën ku ndodheshin autorët, u gjetën dhe sekuestruan një sërë mjetesh vjedhjeje, si dhe një sërë bizhuteri e sende të tjera, të cilat u identifikuan si të vjedhura dhe i atribuohen pronarit të banesës.

Më pas është vijuar me ndalimin e 30-vjeçarit sirian, ku para se të arrestohej ai tentoi të shmangte kontrollin e policisë, duke refuzuar të zbatonte urdhrat e punonjësve të policisë.

Çfarë u gjet?

Nga kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2- pistoleta ajrore metalike 3- plastike, kopje pistolete, sfera metalike, fishekë gjuetie, shishe gazi me pistoletë me ajër, 2 palë pranga, 3 thika të palosshme, kuti metamfetamine kristal me një peshë bruto prej 109 gram, peshore elektronike precize, veshjet e përdorura në ngjarje dhe telefonat celularë.

Shtetasi shqiptar Pllum Cara rezulton me precedentë penalë në Greqi për vjedhje, grabitje, shkelje të ligjit mbi drogat dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.

You may also like