I riu shqiptar goditet me thikë në breg të detit në Itali, shpëtohet nga turistët

by editor

Një 24-vjeçar, me kombësi shqiptare, u godit me thikë të shtunën në mbrëmje (7 shtator) në Riccione, Itali.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, jo shumë larg portit. Pasi është sulmuar dhe plagosur me thikë, i riu është tërhequr zvarrë për disa metra derisa ka rënë përtokë përballë një hoteli.

Advertisements

Kanë qenë disa persona dhe turistë të pranishëm në hotel ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar në spital.

I riu, pasi është bërë më mirë është shprehur se nuk e njihte personin që e kishte sulmuar. Policia po heton ngjarjen, e cila ka ndodhur në një zonë ku nuk ka kamera survejimi.

Advertisements

Policia është në kërkim të dëshmitarëve të mundshëm për të rindërtuar atë që ka ndodhur.

You may also like