Bluzat e bardha në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur

by editor

Mjeku i njohur pediatër Llambi Dilo ka ndërruar jetë, duke lënë një boshllëk të thellë në komunitetin e Gjirokastrës dhe në mjedisin mjekësor të qytetit.

Dilo, i cili kishte shërbyer për shumë vite në qytetin e Gjirokastrës, ishte një figurë e njohur për angazhimin dhe profesionalizmin e tij në fushën e pediatrisë.

Advertisements

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shprehur ngushëllimet e tij nëpërmjet një mesazhi publik.

Në postimin e tij, Shehu ka theksuar rëndësinë e Dr. Llambi Dilos dhe humbjen e madhe që ka përjetuar familja e tij, si dhe e gjithë komuniteti i Gjirokastrës.

Advertisements

“Dr. Llambi Dilo nuk është më midis nesh! Ky është një lajm shumë i hidhur për të gjithë ne. Familja e tij ka humbur njeriun e dashur, ne kemi humbur një koleg, mik dhe shok me vlera të veçanta,” ka shkruar Shehu.

Ai ka vazhduar duke theksuar se Gjirokastra dhe rajoni përreth do të ndiejnë shumë mungesën e mjekut të përkushtuar, i cili kishte ofruar kujdes të veçantë për fëmijët e atyre trevave.

Advertisements

“Femijet e atyre trevave nuk do të kenë më kujdesin e pediatrit të dedikuar që kishte një spikatur të rrallë në profesionalizmin dhe humanizmin e tij.

Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë, dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje,” ka përfunduar Shehu.

You may also like