Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohen në polici edhe dy djemtë që shkaktuan konfliktin

by editor

Dy djemtë të cilët mendohet se janë shkaktar të konfliktit që përfundoi në tragjedi janë shoqëruar në polici.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku mbetën të vrarë me armë zjarri xhaxha e nip, Gramoz e Lavdërim Kurtaj, të vrarë nga 49-vjeçari Artan Kuka.

Gjithashtu shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja me dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit që e kanë pronën e tyre.

You may also like