Pamje si në filma: RENEA aksion në një restorant në Lungomaren e Vlorës. Tmerrohen turistët (Video)

by editor

Pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare në Vlorë, paraditen e 9 gushtit janë publikuar së fundmi nga gazetari Artan Hoxha.

Advertisements

Në video duken disa efektivë të RENEA-s, të maskuar dhe të armatosur, disa të veshur civilë, që futen në restorantin e një hoteli, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra.

Advertisements

Në video duket sesi disa fëmijë futen poshtë tavolinave, ndërsa personat e tjerë të pranishëm largohen të tmerruar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një operacion ku është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s.

Advertisements

I gjithë operacioni ndodh për 50 sekonda.

Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk ka informacione kush ka qenë objektivi i efektivëve.

“Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra. Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë.

Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tiranës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses”, tha gazetari Artan Hoxha.

You may also like