Sali Berisha mbërrin në SPAK, ish-kryeministri merret i pandehur

by editor

Sali Berisha mbërrin në SPAK, ish-kryeministri merret i pandehur, zyrtarisht në akuzë
Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku do të njihet me akuzat për korrupsion. Para SPAK, ka forca të shumta policie, por shumë pak mbështetës të Berishës.

“Ndihem më i motivuar se kurrë, për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Një trillim fund e krye, një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur në mënyrë atërore, për të zgjedhur mandatin e katërt. Por ne do t’ia djegim. Sot është forca politike më sovrane. T’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës”, theksoi Berisha para gazetarëve, teksa doli nga banesa.

Berisha është thirrur në SPAK për t’u njohur zyrtarisht me akuzat në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha, në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023, është hetuar për korrupsion pasiv pasi ka dyshime se ai në cilësinë e kryeministrit ka nxjerrë akte nënligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij me qëllim përfitimin e pronës në kundërshti me ligjin. Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

You may also like