Çfarë basti ka vendosur Edi Rama? Analisti habit me përgjigjen e tij: Është i frikshëm, merr…

by editor

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në një emision televiziv se mazhoranca pritet që të paktën të marrë 90 mandate, referuar edhe një “basti” të vendosur nga vetë kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Advertisements

Sipas tij, një tjetër taktikë që kryeministri po përdor është dekurajimi i kundërshtarit që për pasojë ndikon negativisht edhe në votëbesimin e kundërshtarëve të tij.

Advertisements

“Për Partinë Socialiste nuk ka rëndësi pjesëmarrja në zgjedhje, ka rëndësi që edhe militanti i tij i fundit të shkojë të votojë. Kanë dhe një strategji tjetër, dekurajimin e kundërshtarit, në mënyrë që votuesi i kundërshtarit ose të pakënaqurit e qeverisë të mos shkojnë të votojnë. Nga të dhënat rezulton se 200 mijë votues të PD nuk kanë shkuar në zgjedhje fare në 2021-shin. Dekurajimi vjen në disa forma. Unë mbaj mend fjalën e Ramës në Asamblenë e PS, veç 25 deputetëve që mendohet do i marrë PD, 20 të tjera u jepen grupeve të tjera opozitare, rezulton që mazhoranca e sotme merr 90 mandate, pra më shumë se 2/3. Rama nuk ka vënë bast sa deputetë do marrë opozita, por PS-ja, kjo është e frikshme,” –tha Alibali.

You may also like