Safet Gjici, i cili i ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, ka kaluar në gjendje stabël shëndetësore.
Advertisements
Ky është informacioni që jepet nga brenda spitalit ditën e sotme (12 Shtator) për ecurinë shëndetësore të ish-zyrtarit të lartë vendor, i dënuar me 3 vite burgim për korrupsion, në lidhje me aferën seksuale që pati në zyrë me Alma K., edhe kjo e fundit e dënuar me 1 vit burgim nga GJKKO.
Advertisements
Edhe Gjici, sipas informacioneve, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohet nga bluzat e bardha në terapi intensive. Ish-kryebashkiaku socialist njoftohet se vuan nga një sëmundje e rëndë, por diagnoza nuk publikohet.
Safet Gjici u dënua në qershor përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar, për aferën seksuale në zyrën e bashkisë, për të cilën u prangos më 24 qershorin e vitit 2023. Video e skandalit u bë publike në media dhe shkaktoi reagime të shumta, deri në dorëheqjen dhe ndalimin e tij.
Advertisements
Gjici e mohoi akuzën e korrupsionit, por SPAK e akuzoi se ka kërkuar favore seksuale në këmbim të dhënies së tenderit të qenve endacakë tek e dënuara tjetër, prokurim që mbeti në tentativë.
Apeli i Posaçëm ndryshoi vendimin e shkallës së parë, që e kishte dënuar Gjicin me 3 vite burg për shpërdorim detyre, dhe ka dhënë dënimin tashmë me formë të prerë me 4 vite e gjysmë për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjicit do t’i duhet të vuajë 3 vite burg në total dhe duke llogaritur paraburgimin i mbeten edhe 1 vit e 3 muaj. Po ashtu, Safet Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.