Ish-bashkëshortja u largua në Belgjikë me dy vajzat e mitura, 39-vjeçari apelon: Prej 2 vitesh s’di ku kam fëmijët!

by editor

Elvis Kapllanaj ka denoncuar ish-gruan e tij, duke pretenduar se është larguar drejt Belgjikës dy vite më parë në mënyrë ilegale së bashku me 2 vajzat e tyre, pa i dhënë prokurën.

Advertisements

39-vjeçari ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshortja 5 vite më parë, por pas largimit të saj nga vendi nuk ka pasur asnjë komunikim me fëmijët.

Advertisements

Ai kërkoi që shteti të reagojë, duke paralajmëruar “të mos bëj ndonjë veprim që nuk duhet për hir të fëmijëve të mi”.

“Kam 5 vite i ndarë, tre vitet e para kam komunikuar me fëmijët sipas vendimit të gjykatës. Prej dy vitesh nuk flas, sepse ish-bashkëshortja ka marrë fëmijët dhe është larguar në Belgjikë, nuk kam lëshuar prokurë që të dalin jashtë shtetit.

Advertisements

Vajza e madhe ka kaluar së bashku me të ëmën, dajën dhe gjyshen e saj nga Kosova, kurse vajzën e vogël e kanë kaluar në mënyrë të paligjshme. Rezulton se ndodhet në Shqipëri, kur për ndodhet në Belgjikë.

Shteti të reagojë, të mos bëj ndonjë veprim që nuk duhet për hir të fëmijëve të mi. Dua që fëmijët të kthehen sa më parë, nuk e di ku janë, a kanë të hanë, nëna e babi im kërkojnë mbesat e tyre”, tha ai.

Gjykata, pas divorcit me ish bashkëshorten, i ka dhënë të drejtë Elvis Kapllanaj që të komunikojë çdo ditë me vajzat e tij nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe t’i marrë për pushime nga 1 deri me 30 gusht dhe 1 deri më 7 janar.

Po ashtu edhe për gjyshërit, gjykata ka dhënë vendim që t’i takojnë mbesat periodikisht.

You may also like