‘Me gjuajti me shkop dhe mi shkulim flokët’! Flet e moshuara që u dh*unua nga nusja

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar në Shkodër, ku nusja dhunoi barbarisht vjehrrën 82-vjeçare në Shkodër.

Advertisements

Polica njoftoi më herët se Nazmie Buci 82 vjeç kishte kallëzuar në polici nusen Elmira Buci, 43 vjeçe pasi kjo e fundit e kishte dhunuar.

Advertisements

Sipas dëshmisë së të moshuarës nusja e ka dhunuar me bastunin, me të cilën 82-vjeçarja lëviz.

Advertisements

Jo vetëm e dhunuar, por e mëshuara ëshë ndjerë e tradhtuar edhe nga djali, i cili pasi është kthyer nga puna dhe ka parë nënën në atë gjendje nuk e ka dërguar në spital, por i ka thënë se përse ka bërë fjalë me nusen.

“Kam qenë në shtëpi dhe u kap nusja me mua, kapi shkopin se lëvizi me shkop pasi jam me ishemi, më ra më goditi. Më mbuloi gjaku. Kam ikur në tualet dhe më ka hedhur tri gota ujë, më ka zhveshur lakuriq dhe më ka hedhur ujë edhe më ka thënë një këmishë nate ta vishja. Unë nuk i thashë asgjë, 82 vjeç ajo gjysma ime, çfarë t’i thoja. M’i ka shkulur flokët edhe koridorin e ka lënë të lagur pak dhe e kam fshirë me shpinë gjithë uji, më ka tërhequr nga këmbët”, tha ajo.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa kanë qenë komshinjtë që kanë parë të moshuarën në atë gjendje dhe më pas kanë njoftuar policinë.

You may also like