Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Sinoptikania bën apelin e rëndësishëm

by editor

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Shqipërisë që prej mbrëmjes së djeshme. Për të kuptuar se si do të jetë moti jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe gjatë fundjavës në studion e lajmeve në ishte e ftuar sinoptikania Anira Gjoni.

“Temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me ato të ditës së djeshme.

Advertisements

Të tilla do të jenë përgjatë kësaj fundjave, dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës. Në Shkodër do të ketë shi me shtrëngata, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të ketë reshje të dobëta dhe mesatare.Gjithashtu edhe java e ardhshme presim që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut.

Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në kryeqytet di të shkojnë deri në 14 gradë, që është një rënie e ndjeshme”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni.

Advertisements

You may also like