Heidi Baçi “braktis” Shqipërinë? Ish-banorja e BBV largohet nga vendi mes thashethemeve se marrëdhënia mes saj me Romeo Veshajn ka marrë fund! Kush është mashkulli që e shoqëron

by editor

Heidi Baçi ka qenë kryefjala e mediave rozë së fundmi, kjo pasi u fol se marrëdhënia e saj me Romeo Veshajn është krisur. Edhe pse dy personazhet nuk kanë konfirmuar asgjë për këtë situatë, Heidi është parë duke u larguar nga Shqipëria.

Advertisements

Me disa foto të siguruara nga “Kryefjala,” ish-banorja e Big Brother Vip shfaqet në aeroportin e Rinasit e shoqëruar nga daja i saj për një udhëtim në Romë.

Advertisements

Sipas “Kryefjala” Heidi do të kalojë pak ditë në Itali, dhe do rikthehet sërish në Shqipëri.

Kujtojmë që dyshimet se marrëdhënia e çiftit të njohur ishte krisur nisën ditën e lindjes së Donald dhe Romeo Veshajt, ku u pa se Heidi nuk e uroi të dashurin e saj publikisht.

Advertisements

Një detaj tjetër që e përforcoi dyshimin ishte se dyshja e cila ka qenë aktive gjatë gjithë verës në Insatgram me foto dhe video nga pushimet e tyre, shpesh dhe në shoqërinë e Borës dhe Donaldit, nuk kanë postuar më bashkë.

Megjithatë, ish-banorët e BBV vijojnë të jenë follow me njëri-tjetrin, si dhe Heidi nuk ka fshirë asnjë foto me aktorin.

Mos harrojmë që romanca e dashurisë mes tyre nisi në shtëpinë e Big Brother Vip, ndonëse të dy prekën finalen, asnjëri nuk ja arriti të fitoj çmimin e madh.

Sipas “Kryefjala” Heidi është folur se do të jetë pjesë e panelit të Goca dhe Gra, bashkë me Ilnisën. Deri më tani këto dy emra thuhet nga zërat se janë të konfirmuara, pasi emra të tjerë që përfliten janë Roza Lati, Erjola Doçi, Françeska Murati…

You may also like