Dalin pamjet e frikshme nga aksidenti i Krisian Boçit dhe fëmijëve të tij! Makina luksoze “GLE” përfundoi në kanal

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte.

Advertisements

Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Advertisements

Drejtuesi i automjetit biznesmeni i njohur Kristian Boçi në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia r lartë. Pranë spitalit të Lushnjës mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

You may also like