Temperaturat në fundjavë do të vijojnë të ulen, me reshjet e shumta të shiut që do të vijojnë në të gjithë territorin e vendit duke shkaktuar dhe përmbytje në disa zona.
Advertisements
“Fundjava sjell prezente reshjet e shiut herë pas herë në rebeshe. Dita e shtunë mbetet në ndikimin e vranësirave, të cilat do të jenë më të fokusuara në zonat veriore, pjesërisht në zonat qëndrore. Edhe ditën e dielë vendi do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm”, deklaroi meteorologu Akil Osmani
Advertisements
Shkodra dhe Lezha do të jenë dy qytetet që pritet të kenë më shumë problematika sa i takon kushteve atmosferike.
“Ekziston mundësia për përmbytje lokale, në qarkun e Shkodrës, Lezhës. Mbrëmjen e sotme dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë, kemi prezente reshjet e shiut, por orët e mesditës do të sjellin një rënie të reshjeve”, tha Osmani.
Sa i përket temperaturave ato pritet të shkojnë nga 9 gradë celcius deri në 14 gradë në zonat malore, teksa mesadita maksiuminin do të shënojnë 25 gradë.