Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.
Advertisements
Sipas një njoftimi të DASH-it, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, “përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Serbi”.
Advertisements
Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të mërkurën më 18 shtator, Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç do të mbajnë komente në ceremoninë zyrtare.