Kryetarja e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak, Amina Nuraj përmes një letre publike i është përgjigjur kryetarit të Bashkësisë Myslimane në Serbi, Mevlud Dudiç, i cili përmes një fjalimi në një manifestim në Preshevë propagandonte se “ju nuk jeni shqiptar, por mysliman, s”ka shqiptar dhe se përmes medreseve e fakultetit islam do bëj islamizimin e kësaj treve shqiptare”.
Advertisements
Përgjigja publike e Amina Nurajt ndaj Mevlud Dudiçit
Advertisements
Në Kur’anin famëlartë është shkruar: “O ju njerëz, Në ju krijuam nga një burrë dhe një grua dhe ju kemi bërë komb dhe fise që të njiheni.” Unë po ju shkruaj shqip sepse e di që ju flisni shqip si çdo Sanxhakli. Nëse je një besimtar i tillë, pse nuk i respekton fjalët nga Kur’ani? Sepse vetë Kur’ani thotë se ata na krijuan dhe na ndanë në kombë dhe fisë. Por duket se ju nuk e keni lexuar as librin tuaj të shenjtë. Islami si Islam është një feja i pastër që i jep të drejtën të gjithëve për gjithçka, por ju ekstremistët e bëtë ashtu siç dëshironit.
E dini z. Dudiq, për mua islami është gjëja më e shenjtë në jetë, por islami normal, jo shpikja juaj që e bëni si të doni. E dini se para Zotit dhe në shtëpi unë jam një muslimane e kombit shqiptar që jetoj për flamurin tem, por kur dal nga shtëpia jam një grua shqiptare që jetoj dhe luftoj për kombin dhe flamurin tem dhe kjo grua shqiptare nga Sanxhaku nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vëlla turk apo arab, vëllai im është ai në venat e të cilit rrjedh gjak shqiptari dhe sa të jem gjallë kështu do të jetë, sepse gjaku im është gjaku Shqiptar,nuk do të jetë kurrë gjaku huaj!
Advertisements
A ju kujtohet z.Dudiq kur ishit në Priboj (nëse nuk gaboj) kur ishit ulur me vëllezërit tuaj Vuçiq dhe Vulinin në të njëjtën tavolinë, kur njëri nga vëllezërit tanë filloi të thoshte se gruaja dhe vajza e tij, të cilat kishin veshur një hixhabin, u sulmuan nga serbët dhe u përpoqën t’ia hiqnin të njëjtin hixhab nga koka gruas dhe vajzës së tij, dhe ju nga frika e Vuçiqit dhe Vulinit (për të mos prishur marrëdhëniet vëllazërore me ta), u përpoqët t’ia mbyllni gojën burrit me mimikë. Dhe ju ftoni dikë në Islam? Lëreni atë punë, nuk është për ju”, shkroi Amina Nuraj, kryetare e Këshillit Nacional Shqiptar në Pazarin e Ri në Sanxhak.