Një vajzë 15 vjeçare nga Mallakastra, është bërë nën për herë të parë. Ngjarja ka ndodhur këtë javë dhe detajet janë të pakta, për shkak se familja dhe autoritetet janë përpjekur ta mbajnë rastin të izoluar, duke u kujdesur së pari për shëndetin e 15 vjeçares. Vajza dhe vogëlushja që ajo ka sjell në jetë vetë, në kushte shtëpie, fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. E mitura qëndron ende në Spitalin e Fierit, por nuk ka pranuar të rrisë fëmijën, por ta dhurojë atë.
Advertisements
“Ishte dita e parë e shkollës për të , kur u kthye në shtëpi dhe lindi e vetme ndërsa bënte banjë. Nëna e saj e gjeti vajzën të lidhur me kordonin e bebes të sapo lindur. Në kushtet e një tronditjeje emocionale ajo njoftoi infermieren dhe mjekun e fshatit të cilët pas dhënies së ndihmës I dërguan në maternitetin e qytetit Fier me ambulancë. Në maternitet ajo u sistemua në repartin e të sapolindurave dhe bebja u vu nën kujdes.
Advertisements
Në një dhomë me dy krevate lehona 15 vjeçarje rri e mbledhur kruspull, një fytyrë fëmije me trupë nëne të re, me gjinjtë që pikojnë qumësht. Por ajo ka vendosur, sa mund të ketë vendosur në kushtet që gjendet, të mos e afroj beben po ta japi në një familje, ne nje familje, thotë dhe përhumbet me shikimin në muret e dhomës ndërsa bluza e lagur nga qumështi pikon”, tregon gazetarja Laureta Roshi. Ajo rrëfen dhe momentet e para të së ëmës, e cila e gjeti vajzën në tualet duke lindur, ndërsa pa edhe “zërat e turpit” nga të afërmit që shkuan në shtëpi.
“E ëma e vajzës ndien faj shumë faj që s ka arritur të kuptojë vajzën e saj, ndërsa ka përballuar një mentalitet të egër paragjykimi në momentet e lindjes. Kujton vetëm trupin e ngrohtë të bebit, kordonin që e bashkonte me të bijën dhe këmbët e njerëzve të afërm që shkelnin mbi gjakun në dysheme. Mbi gjakun e Vajzës sime vinin zëra turpërues për të si nënë…”, tegon gazetarja.
Advertisements
Vajza 15 vjeçare nga një prej fshatrave të Bashkisë Mallakastër, ka treguar edhe emrin e babait të foshnjës, i cili është një i ri po nga fshatrat përreth, që në këtë periudhë të vitit është në emigracion për punë sezonale.
“Lehona e mitur pohon se ndihet e lodhur, dhe pse ka treguar babain “e prezymuar”, thotë se ka ndërprerë kontaktet me personin dhe se ajo e solli në jetë fëmijën e saj për ta dhuruar. Flet pak shumëpak, ka një qetësi të frikshme rreth saj, e ka mbajtur vete të gjithë barrën e shpirtit dhe pse ka një shoqe banke qe e do fort dhe një mësuese fizike që e bën të shkoj, me gezim në shkollë, kjo është bota e saj e shpëtuar.
Policia ka nisur hetimet, lehona është ndjerë nën trysni nga pyetja mbi kontaktet seksuale dhe shumë e gjykuar nga rrethi I jashtëm familjar. Familja e saj e vogël, më babain emigrant dhe nënën që punon gjithë ditën larg saj, po e mbështet atë ndërsa fëmija do të lihet në një qendër”, vijon rrëfimin Laureta Roshi. Nëna e 15 vjeçares dhe tashmë gjyshja e vogëlushes së sapoardhur në jetë, e pagëzuar me emrin Jona, thotë se ajo do t’i qëndrojë pranë në çdo moment së bijës, e madje më vonë mund të marrë edhe mbesën të jetojnë bashkë.