Meriton Mjekiqi pësoi aksident me makinë, gazetari i njohur tregon si është gjendja e ish-banorit të BBV: Ishim bashkë në automjet, dhe siç më shihni…

by editor

Gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, përmes një video në rrjetet e tij sociale duket se ka konfirmuar lajmin lidhur me aksidentin që ka pësuar reperi nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Advertisements

Zeka ka treguar se natën e aksidentin ka qenë në një makinë me Meritonin, ndërsa shton se gjendja e tij dhe e ish-banorit të BBV është e stabilizuar.

Advertisements

“Për ju që jeni shqetësuar për punën e Meritonit, për aksidentin e tij. Unë dhe ai kemi qen në një makinë, Meritoni dhe unë jemi shumë mirë, siç më shihni”, është shprehur ai.

Sicc u raportua më herët, Meriton Mjekiqi po udhëtonte gjatë natës në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.

Advertisements

Ish-banori i BBV raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë. Sipas mediave, Meriton Mjekiqi ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Për këtë lajm që ka bër xhiron e portaleve, as vete Mëeritoni dhe as e dashura e tij, Ilnisa Agolli nuk kane bere asnjë reagim.

You may also like