“Do bëja një “Big Brother” me politikanë! Do i lija pa bukë, pa ujë”/ Dorina Mema: Do i sfidoja për t’u sterilizuar!

by editor

Në opinionin publik është e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, duke mos u kursyer në ato çfarë beson.

Advertisements

Një jetë mes sportit dhe ushqimit të shëndetshëm, i ka dhënë Dorina Memës një fizikë perfekt, por edhe një mendje të shëndetshme.

Advertisements

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Dorina Mema flet për gjithë këtë rrugëtim të sajin.

Natyrisht që nuk mund të mungonte edhe diskutimi për familjen, për botën e re ‘no gender’, që sipas saj, po shkatërron vlerat e familjes. Sa i përket jetës private, ajo zgjedh privatësinë, duke theksuar se meshkujt e thjeshtë janë gjithnjë më mirë sesa personazhet e famshëm të ekraneve.

Advertisements

Prej vitesh një prej emrave më të lakuar, mes sportit, showbizz-it dhe familjes. Sa e vështirë ka qenë të ruani emrin e mirë?

Unë nuk e kam menduar të ruaj emrin, kam jetuar në bazë të parimeve dhe përpjekjeve të mia, emri i mirë është vetëm pasoja e qëllimit tim. Qëllimi është një botë e mirë për fëmijët tanë, jo vetëm për ne, ka skaduar koha e egoizmit tashmë. Jetojmë në një dhjetë vjeçar ku do vazhdojë ajo çfarë do të lejojmë.

Format perfekte janë fëdback i investimit të viteve në sport dhe nutricion. Investim që ia sugjeroj të rinjve ta fillojnë qysh në moshën 25 vjeç dhe ta bëjnë mënyrë jetese. Dijet të ndihmojnë të mbash një kontroll mbi trupin edhe muajt kur nuk stërvitesh, pasi me angazhimin e ri në bioteknologji koha më është limituar.

Si është sot jeta e Dorinës, angazhimet e ditës, qëllimet e afërta?

Dita ime mban çdo personazh në 24 orë brenda saj: Jam mama për shtëpinë, në punë, në stërvitje, në shkollë akoma, sepse e dua dijen, në udhëtimet e mia me grupin që ngjisim malet, dhe padyshim koha me dashurinë time. Jeta ime si gjithmonë është në luftë me kohën. Kur të vdes fjalia fundit do të jetë “si nuk pata më tepër kohë”. E dua jetën shumë, po shumë. Sepse unë kurrë nuk trishtohem, çdo të keqe e shikoj si stuhi ku mezi pres diellin pas saj, ndërtoj fokusin dhe durimin për rrezet e diellit. Durimi është virtyt i domosdoshëm i njeriut.

Shpesh ju shohim në rrjete sociale me bikini dhe në super formë, ashtu si shohim edhe vajzën tuaj, si nënë çfarë këshille i jepni vajzës suaj, së paku për botën virtuale?

Në botën virtuale është mirë të jemi vetvetja, nuk është pjesë e karakterit tim shtirja. Ne jemi vend bregdetar dhe pranë Europës, me bikini normal pasi brezi i nënave tona ka dalë me bikini qysh ne vitet 70, dhe me të bukura se ne madje, pa filtra e komplekse, i adhuroj fotot e tyre. Ndoshta dhe ushqimi ka ndikuar në ndryshimet e brezave.

Uroj që brezi tjetër të shikojë fotot tona dhe të na përqeshin me filtrat e kohës tone. Vajzës time i kam dhënë gjithë lirinë pasi kam besim tek ajo, ajo i njeh kufijtë. Unë jam krahu i saj ngado. Besoj se engjëjt mbrojtës në tokë qenkan “Nënat”. Bëhu njeri i mirë i them çdo ditë, të zbukurojnë veprat e mira jo leckat. Parimet njerëzore janë baza, dashuria për njerëzit dhe kafshët, natyrën dhe vitet e fundit jam fokusuar t’i mësoj ushqimin healthy, dhe formulat e mia.

Dhe në fund të çdo leksioni ajo ka një batute pasi karakteri i saj është plot humor. E pyeta një natë: Çdo të thotë te jesh njeri? Më tha: Të jesh si Ti. Nuk harron të më bëjë komplimente asnjë ditë. Nuk duhet të harrojmë se fëmija është skaneri i jonë, por dhe karikuesi ynë, motivimi ynë.

Është një relacion dyanësh aq perfekt, aq intensiv sa shumë herë e mendon stres, por në fakt është ngarkesa më e lartë vibruese ku duhet të menaxhosh genin tënd që e ke përballë në një trup tjetër, dhe të kesh fëmijë është këshilla që i jap çdo njeriu që se ka nisur këtë rrugëtim. Nuk ka familje perfekte, nëse do ekzistonte perfektja njeriu nuk do përpiqej, e nëse s’do përpiqej ai s’do të jetonte ngjarjet, por duhet të synohet familja, sepse njerëzimi në botë sot karakterizohet nga një trishtim vetmie, vegël pune dhe numër social, numri i vdekjeve po rritet mbi lindjet, dhe ky nuk është një vibe i imi. Një botë e tillë nuk është shpresa ime.

Çfarë po shkon keq, çfarë po bëjmë gabim?

Po heshtim… Kur antivlera merr dekorata po duartrokitet, po normalizohet kapitullimi njerëzor, ndoshta është cikël jetik, por instinkti i njeriut duhet të jetë pro jetës, vampirat janë kundër jetës, mos e harroni këtë.

E ndjeni edhe mbështetjen e figurave të tjera publike në këtë kauzë, ju kanë ndihmuar?

Figura publike ka pasur dhe gjithmonë vendi ynë do të ketë, janë ata të ekspozuar siç i keni parë në postimet e mia, janë edhe disa të cilët nuk shfaqen pasi kanë marrëdhënie interesi me politikën tonë liberale antifamilje, dhe, nëse flet të vërteten me këtë politikë, këta të presin rrogat. Kjo është një karakteristikë e agjendës liberale (censure e fjalës). Uroj t’i vijë fundi pa filluar dhe shpresa është 5 Nëntori.

Ditët e fundit ju kemi parë shumë të revoltuar edhe me Zhaklina Lekatarin, çfarë e solli atë reagim tuajin?

Unë nuk flas për një person me emrin Zhaklinë, (ajo del si figurë në debatet tematike) dhe ju merrni atë për bazë, por unë flas për çdo (individ) për ata që mendojnë se psikopatitë që shpikin të sëmurët mendorë, mund t’i bëjnë ligje tek ne, siç ishte tema e shoqërimit të nuses nga babai. E ç’të keqe njerëzimi kur babai çon vajzën në altar?

Imagjinoni me çfarë merren ata dhe ku mund të arrijnë ata, ata që po mbajnë karriget duke tjetërsuar të ardhmen e fëmijëve, po shtrembërojnë rendin e ndërtimit, të vërtetën, brezin e ri dhe njeriun. Ata që e kanë bërë punë me rroga të majme targetimin e brezit të ri, paguhen që të promovojnë botën no gender, boten nul. Kjo agjendë po ju shet degjenerimim e qenies njerëzore për modernizim, jo, jo, nuk është ky modernizimi, ky është kapitullimi.

Keni pasur kontakte të mëpasshme, pas përplasjes virtuale?

Jo, nuk kam pasur kontakte të mëparshme dhe as e njihja pasi jetojmë në dy botë të ndryshme.

Dorina si gruaja ‘mrekullibërësë’ sa i përket fizikut, si po shkon ky angazhim i yti?

Angazhimi vazhdon me testimet e radhën me grupet që kam në Telegram, pasi çdo plan tashmë e testoj dhe falënderoj çdo vajzë e grua që është pjesë e testimeve dhe besojnë tek unë. U bënë tashmë 12 vite me këtë sistem dhe ka ardhur koha të mbyll një libër në 2025 edhe si pjesë masteri. Testimet vit pas viti më kanë dhënë një shans të njoh çfarë realisht funksionon dhe çfarë jo në fushën tonë.

Ka Dorina ndonjë personazh që sot do të donte ta përmirësonte në linja?

Po është një personazh: Rama dhe shiatiku që e ka shtrembëruar. I takon të rrijë drejtë, jo shtrembër. Kam shëruar shiatikun tim me një program të vazhdueshëm të suksesshëm.

Sa mendoni se janë ndërgjegjësuar shqiptarët për sportin, ushqimin, pra për një mendësi të re jetese?

Këtë pyetje ma keni bërë në intervistën e radhës 2014. Shoqëria jonë është sfungjer, e thith shpejt informacionin, filloi ndërgjegjësimi qysh në ato vite, por sot pas 10 vitesh unë jo me kot gjendem në bioteknologji. Po studiojmë cilësinë e ushqimit dhe prodhimit, atë që mund të them sot është ndërgjegjësimi i cilësisë ushqimore nga pesticidet e deri tek paketimet. Është pika kyçe e mirëqënies, cilësia ushqimore që duhet të ndërgjegjësohet shoqëria, dhe të denoncojë çdo shkelje.

E njohur për tipin tuaj të drejtëpërdrejtë, a e keni menduar pjesëmarrjen tuaj në “Big Brother”? Çfarë do të sillnit ndryshe në këtë format?

Është një “Big Brother” i madh jashtë, madje real. Për ta ndryshuar do e bëja një format “Big Brother” me politikanë me sfida plot. Do i lija pa drita, pa ujë, pa bukë, dhe do i vija në sfidën e dëshirës për t’u sterilizuar meqë e hodh si ligj në muajin maj.

Ndërkohë gjithnjë hermetike në jetën private, përse kjo zgjedhje?

E para është vajza, para asaj nuk ekziston asnjë jetë private. Tani që i ka kaluar të 20 jam më e qetë dhe e lirë. Megjithatë koncepti im është ky: Jeta private nuk është publike dhe e drejta private nuk është e drejtë publike. Zemra nuk është jashtë si hunda, është zhytur hermetike mes brinjëve. Privatësia është pushtet i individit. Privatësia është qetësi dhe siguri. Privatësia nuk është gabim, është vlerë të dish ta ndash nga personazhi publik. Megjithatë nëse një ditë bëj dasmë do të jetë publike patjetër, kam dashamirës plot që duan të më shikojnë në një ditë të tillë.

Meshkuj të famshëm, apo të zakonshëm, cilët iu shkruajnë më së shumti?

Po ja, flas me Putin njëherë në javë, lozim shah online qesh). Jam në një fazë ku nuk i mendoj fare më meshkujt apo flirtet, ndoshta prioritetet, jeta ka fazat e saj dhe lidhja e dashurisë ka ndikimin e vet 100 %. Mua më pëlqejnë njerëzit e thjeshtë e biseda më tepër se personazhet me thënë të drejtën.

Ka Dorina sot një thirrje për meshkujt shqiptarë, çfarë të ndryshojnë, çfarë po bëjnë mirë?

E vetmja thirrje është të mësojnë të lumturojnë një vajzë, ta mbrojnë e ta bëjnë nënën e fëmijës së tyre. Një komb me familje të shëndosha është i pathyeshëm, ka të ardhme të shëndoshë, e rrit një brez të mirë. Por gjithçka fillon nga burrëria. Është levë që i duhet momentit të ndryshojë drejtimin. Shoqëria është në drejtim të gabuar./Panorama Plus

You may also like