Rei Manaj ka gjetur golin e parë me Sivasspor në këtë sezon futbollistik. Sulmuesi shqiptar realizoi ndaj Gaziantep në minutën e 36-të, teksa u koordinua në mënyrë perfekte me kokë.
Advertisements
Gjithsesi, në ndeshjen shtëpiake jo gjithçka shkoi mirë, pasi ai u dëmtua dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 42-të.
Advertisements
Ylli kuqezi u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Sivasspor, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Në edicionin e parë me këtë skuadër, Manaj u impenjua në 33 ndeshje, ku realizoi 18 gola dhe dhuroi 3 asiste.
Advertisements
⚽️ Rey Manaj | Samsunspor 1-1 Konyasporpic.twitter.com/me2sbkGvTd
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 14, 2024