“Kukumjaçka, nuk e njoh…”, Egla foli për Dasarën, reagon sërish gazetarja: “Kjo grua…”

by editor

Ditën e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP Albania 3” Egla Ceno, krijoi një pyetësor në InstaStory teksa i kërkonte ndjekësve të saj të gjenin personazhet që i kanë bërë bllok në Instagram.

Advertisements

Nga një listë e gjatë me emra, një ndjekës përmend gazetaren Dasara Karaiskaj dhe i kujton Eglës deklaratën e saj ofenduese duke shkruar: “Dasara kukumjaçka, qe desh vdiq kur fitove ti bisha? (VIP vec ne mendjen e vet eshte ajo)”.

Advertisements

“Nuk e njoh zemra. Mos i shaj gocat se gjynah”, ishte përgjigja e aktores, ndërsa një reagim ka ardhur sërish nga Karaiskaj.

Ajo ka postuar një video në InstaStory ku thotë: “Më është bombarduar DM e Instagramit me titujt e portaleve që ka reaguar Egla Ceno pas tre muajsh, më shumë ndoshta. Mua më vjen mirë se smë harrojnë njerëzit. Unë personalisht njerëzit që nuk i njoh nuk i postoj te Instagrami im. Unë nuk e njihja as Eglën edhe pse jam dashamirëse e teatrit, skam qëlluar edhe pse shumë teater shoh, qe të shoh një shfaqje që të shkëlqejë kjo grua por e pash të shkëlqente në Big Brother. Iku vapa po vjen Big Brotheri i ri tani. Do flasim”.

You may also like