Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga stuhia “Boris” që ka përfshirë Europën Qendrore dhe Lindore ku dalja nga shtrati e lumenjve ka shkaktuar përmbytje të mëdha në dhjetëra zona në Rumani, Republikën Çeke, Sllovaki, Austri dhe Poloni.
Advertisements
Meteorologët kanë paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet pasi shirat do të vijojnë me intensitet të lartë.
Advertisements
5 nga viktimat i përkasin Rumanisë.
Në Poloni një person është mbytur, ndërsa një zjarrfikës vdiq në Austri.
Advertisements
Ndërkohë, katër persona janë të zhdukur në Poloni. Tre nga të zhdukurit ishin në një makinë që u mor nga rrjedha e ujit.
Jugperëndimi i Polonisë është zona më e goditur ku dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar.
Autoritetet polake kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 90 qytete. Ushtria ka angazhuar helikopterë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve.
Më shumë se 260 mijë familje u zgjuan pa energji në Republikën Çeke. Shkak u bënë erërat e forta që rrëzuan pemë mbi linjat e energjisë elektrike.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është evakuuar edhe një spital me 180 pacientë.
Gjendja e fatkeqësisë natyrore është shpallur edhe në një zonë të Austrisë.