Vrasja e tmerrshme e Kristina Joksimoviçit, finaliste e konkursit Miss Zvicra, ka tronditur opinionin publik në vend dhe në botë. Kristina, 38 vjeçe, u mbyt, iu pre koka dhe u copëtua nga bashkëshorti i saj, Marc Rieben, 41 vjeç, i cili më pas frulloi pjesët e trupit të saj në një blender industrial.
Advertisements
Pamja e tmerrshme u zbulua nga babai i saj, kur gjatë vizitës në shtëpinë e saj, ai gjeti një qese të zezë plehrash në dhomën e lavanderisë, nga e cila dilte një tufë flokësh biondë.
Advertisements
Sipas informacioneve të zbuluara nga Daily Mail, babai i Kristinës ka qenë për disa orë në shtëpi me dy mbesat e tij, tre dhe katër vjeç, madje ka ngrënë darkë me vrasësin e së bijës, i cili shtiret sikur nuk kishte asnjë informacion mbi zhdukjen e bashkëshortes.
Gjatë gjithë mbrëmjes, Marku ruante gjakftohtësinë, duke biseduar me të atin e Kristinës dhe duke u kujdesur për fëmijët, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Babai i saj u largua për të marrë nënën e Kristinës dhe kur ata u kthyen, nëna e saj tentoi të telefononte policinë për të raportuar zhdukjen e vajzës së tyre, por autoritetet nuk mundën të ndërhynin pasi Kristina nuk ishte zhdukur prej më shumë se 24 orësh.
Advertisements
Në të njëjtën kohë, babai i Kristinës filloi të kërkonte në shtëpi për ndonjë gjurmë të vajzës së tij. Kur arriti në bodrum, në një dhomë të izoluar me mure të trasha betoni, ku ndodhet dhoma e lavanderisë, gjeti një qese të madhe plehrash të zezë me flokë biondë të dalë jashtë. Kur e hapi, pa kokën e prerë të së bijës. Fëmijët po luanin aty pranë.
I tmerruar, ai doli me vrap nga garazhi dhe i bërtiti një kalimtari për të thirrur policinë, përpara se të kthehej në shtëpi për t’u përballur me dhëndrin e tij.
Marc, i cili ndoshta nuk e priste që trupi të gjendej kaq shpejt, tregoi indiferencë të plotë dhe nuk shfaqi asnjë emocion. Kur ka mbërritur policia dhe e ka arrestuar, ai i është përgjigjur ftohtë mamasë së Kristinës duke i thënë: “Ti the se do të rrish pak”.
Familja e Kristinës është e shkatërruar nga tragjedia. Babai i saj po përpiqet të ruajë gjakftohtësinë, por po merr mbështetje psikologjike. Nëna e saj është në gjendje shumë më të keqe, duke vizituar një psikiatër çdo ditë për të përballuar dhimbjen e saj. Sipas miqve të ngushtë, familja nuk mund të gjejë ngushëllim pasi nuk ka drejtësi që mund të kompensojë një humbje kaq të tmerrshme.
Në të njëjtën kohë, kujdestaria e fëmijëve ka shkaktuar mosmarrëveshje të forta ligjore. Prindërit e Kristinës, të cilët fillimisht u kujdesën për vajzat, nga autoritetet vlerësohen si shumë të moshuar për t’u kujdesur për to për një kohë të gjatë dhe gjendja e tyre mendore është vënë në pikëpyetje. Motra e Marc, e cila jeton në Bernë me familjen e saj, ka bërë kërkesë për kujdestarinë e fëmijëve, e mbështetur nga babai i saj i pasur dhe ekipi i tij i avokatëve.
Fakti që familja e Kristinës është e shtresës së mesme dhe nuk ka të njëjtat mundësi financiare e bën edhe më të vështirë betejën për kujdestarinë.
Familja e Kristinës përballet me një betejë të vështirë kundër avokatëve të fuqishëm që përfaqësojnë familjen e Markut dhe e ardhmja e fëmijëve mbetet e pasigurt.