I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim javor për të gjitha shenjat e zodiakut, duke u ndalur specifikisht tek karriera, dashuria dhe familja. ”Është një javë ku kërkohet vëmendje, ku duhet të kemi kujdes nga ajo që shprehim dhe si e shprehim. Motoja më e mirë për të gjitha shenjat do të ishte: Eci avash, sepse nxitoj” e nisi kështu bisedën në studio Jorgo Pulla, duke shtuar se kemi një eklips hënor, pra hënë e plotë, që është me datën 18 shtator, ditën e mërkurë. Por si do të jetë kjo javë sipas Jorgos?
Advertisements
Dashi
Advertisements
Duket se ka një ndikim shumë të madh sa i takon 10-të ditëshit të parë të shenjës së Dashit. Të gjitha sfidat që marrin mbi shpinë, duhet të jenë të gatshëm që t’i finalizojnë për të dalë aty ku ata duan. Në fushën sentimentale, eklipsi u jep mundësi shtesë për pastrimet nga e kaluara dhe vazhdimi drejt së ardhmes, ndërsa eklipsi ndihmon dhe në çështjet e punës apo vendimeve që ata do të marrin.
Demi
Advertisements
Si shenjë toke, Demi gjithmonë është një hap përpara gjërave para se të bëhen. Edhe pse Demi është nevrik dhe konfliktual, atë që e thotë Demi e kryen. Kjo shenjë ka mbi të gjitha logjikën, dashurinë dhe bukurinë. Kuptojnë shumë mirë çfarë duan dhe ku duan të shkojnë. Kanë shumë nevojë për vëmendje ndaj në rolet drejtuese gjithmonë dallohen. Demi do të ketë mundësinë e punës, e stabilizimit dhe njohje të papritura. Kjo javë vërtetë është e vështirë, por ka gjëra të mira dhe pozitive. Disa mosmarrëveshje i rregullojnë, pasi kanë diplomacinë brenda. Ata që kanë një njohje, tani mund t’a kthejnë në serioze, sidomos pas ditës së mërkurë.
Binjakët
Binjakët duhet të jenë pak të vëmendshëm këtë javë në lidhje me familjen dhe punën. Kanë një mundësi plus në këtë periudhë për shkak të Mërkurit në shenjën e tyre. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, mund të dalin në sipërfaqe disa çështje të vjetra që është mirë të mbyllen. Duhet të bëjnë pak vëmendje me Akrep, sa i takon aspektit shpirtëror.
Gaforrja
Në ditët në vijim duhet të ndajnë emocionet me dashurinë e vërtetë. Duhet të kenë kujdes këtë javë në lidhje, punë, dashuri, ekonomi, pasi në këtë periudhë kanë një mundësi shumë të mirë. Është moment i duhur për të zgjidhur shumë gjëra që mund të kenë mbetur pezull. Në çështjet shpirtërore, lidhjet afatgjata janë me Ujor.
Luani
Si pasojë e eklipsit Hënor, Luanët duhet të kenë kujdes, sidomos ata që kanë punë me jashtë apo shërbime të ndryshme. Qëndroni larg kontratave tani, të paktën deri ditën e premte. Do zgjidhin shumë çështje që kanë lënë pezull për shkak se eklipsi këtë rol ka, zgjidh çështje. Në fushën shpirtërore, lidhjet me Bricjap dhe Luan janë perfekte, ndërsa duhet të bëjnë vëmendje tani në çështjet ekonomiko-financiare.
Virgjëresha
Janë shumë korrekt në raport me punën apo me të gjitha format e marrëdhënieve. Janë mësuar që të dëgjojnë shumë ndërgjegjen dhe shpirtin e tyre. Është momenti i mirë që të kërkoni dhe një rritje rroge pse jo. Do të keni një ngritje në detyrë në punën tuaj! Në çështjet ekonomiko-financiare nuk kanë qenë mirë, por do të ngrihen avash avash. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Ujor dhe Gaforre janë perfekte.
Peshorja
Kanë mundësi dhe sfida të mëdha në këtë javë. Tani do të nisë një çështje pune e re për ta. Të gjitha çështjet që marrin përsipër duhen zgjidhur, Peshoret ia dalin, pasi janë kripa dhe piperi. Është një moment tani që çdo gjë do të shkojë në vendin e vet. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Dash dhe Bricjap janë të favorizuara.
Akrepi
Kjo shenjë thotë: Nuk flas dot se të kuptoj çdo gjë. Shpesh rrezikojnë për të dalë në anën tjetër të situatës. Është pak rrezik për të lëvizur në këtë periudhë, pasi nuk përfitojnë atë që duan. Për shkak të eklipsit, momenti për të bërë biseda të rëndësishme është pikërisht sot! Lidhjet afatgjata Akrepët i kanë me Luan, Peshk dhe Binjak.
Shigjetari
Kanë një fazë ku duan t’i stabilizojnë të gjitha gjërat në një kohë. Kanë ambicje profesionale dhe ia arrijnë qëllimit të tyre gjithmonë. Eklipsi i favorizon shumë, veçanërisht në çështje që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, ku favorizohen lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Akrep, pasi është kohë shumë pozitive për të marrë vendime.
Bricjapi
Si pasojë e eklipsit, do kenë ndikim shumë të madh në fushën e ekonomisë dhe punës së tyre. Bricjapi do të përmbushë detyrimet e tyre në fushën e punës dhe karrierës. Kanë një kontroll shumë të mirë të vetes. Do marrin një lajm shumë të mirë edhe pse mund të jetë i vonuar, por është mjaft pozitiv. Lidhjet më të mira i kanë me Dash, Shigjetar dhe Peshk.
Ujori
Kërkohet vëmendje në fushën e karrierës së tyre edhe pse janë shumë inteligjent për të zgjidhur çdo gjë vetë. Ndihen pak të pashpërblyer në punë, por një plan i ri që kanë mund të vihet në zbatim së shpejti. Presin një pasardhës me padurim dhe që do u japë gëzim në familje. Në fushën shpirtërore lidhjen më të mirë e kanë me Bricjap, Virgjëreshë apo me Binjak.
Peshqit
Mundet që t’i jepet një mundësi Peshqëve që të kenë një ofertë punë, por ata nuk i dinë vendet e errëta të kësaj oferte, ndaj nuk duhet që t’a pranojnë. Në çështje që kanë të bëjnë me punën e tyre dhe ekonominë, duket se gjërat janë pozitive. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë plus. Lidhjet e reja shkojnë në martesë, sidomos dita e hënë, e premte, e shtunë apo e dielë, janë ditë shumë të mira.