12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

by editor

Dashi

Advertisements

Të heqësh dorë nuk do të thotë të dorëzohesh, Dash! Eklipsi hënor i cili do të ndodhë të martën, hyn në zonën tënde të lirisë, e sunduar nga Peshqit dhe të frymëzon të lësh kontrollin e fortë mbi një axhendë të caktuar. Sezoni i Peshores do të nisë në fund të javës dhe është periudha më romantike e vitit. Edhe Afërdita hyn në Akrep për të të bërë të tejkalosh rreziqet e ndryshme dhe dyshimin që po përjeton në një marrëdhënie.

Advertisements

Demi

Kërko mbështetje, i dashur Dem. Një eklips hënor në zonën e miqësisë tënde të sunduar nga Peshqit të martën të ndihmon të kërkosh atë që dëshiron nga miqtë e tu. Sezoni i Peshores të motivon të përmirësosh mirëqenien tënde, duke u përqendruar te qëllimet e vogla. Afërdita hyn në Akrep, duke tërhequr përvoja dhe partnerë që janë shumë të ndryshëm nga ti, duke të ndihmuar të rritesh.

Advertisements

Binjakët

Jeta jote po të thërret, Binjakë! Eklipsi hënor i së martës te Peshqit ndodh në zonën tënde profesionale. Kjo kërkon që ti të përputhësh karrierën tënde me “thirrjen e shpirtit”, duke marrë një hap të madh krijues, duke shkuar drejt së panjohurës. Fillimi i sezonit të Peshores të jep një shtysë dhe besimin për ta realizuar një projekt të rëndësishëm.

Gaforrja

Shko në një nivel më të lartë, Gaforre! Një eklips hënor te Peshqit zgjeron horizontet e tua, të çon drejt mundësive të reja, përmes udhëtimeve dhe edukimit. Sezoni i Peshores të ndihmon të gjesh njerëzit dhe vendet që të sigurojnë siguri emocionale.

Luani

Merr vendime me besim, Luan. Një eklips hënor që kërkon intimitet te Peshqit të nxit të bësh diçka të rrezikshme për të thelluar marrëdhëniet e tua. Sezoni i Peshores ka vetëm një qëllim: Të zbusë qasjen tënde ndaj komunikimit, për të të sjellë qartësi dhe lidhje.

Virgjëresha

Gëzuar ditëlindjen, Virgjëreshë! Po kërkon dashuri? Një eklips hënor te Peshqit vendos në qendër të vëmendjes tënde marrëdhëniet romantike. Fillimi i sezonit të Peshores të sjell mundësi për fitime financiare dhe bekime paksa të vona, por që janë dhuratë për ditëlindjen.

Peshorja

Kushto vëmendje ndaj detajeve, Peshore! Eklipsi hënor ndodh në zonën tënde të ndërgjegjes, e cila sundohet nga Peshqit. Kjo të ndihmon të fokusohesh te detajet e vogla që çojnë në ndryshime të mëdha personale, duke e bërë edhe më të qartë tablonë e përgjithshme të jetës tënde. Urojmë shumë që të gjitha dëshirat e tua të plotësohen!

Akrepi

Ndjeshmëria është forca jote, Akrep. Një eklips hënor në zonën tënde të guximit, e sunduar nga Peshqit, të motivon të tregosh me guxim një të vërtetë të madhe rreth vetes, duke transformuar perceptimin tënd ndaj vetes dhe sigurisht, edhe atë të të tjerëve. Sezoni i Peshores sjell më shumë qetësi në jetën tënde, ndërsa Afërdita hyn në shenjën tënde, për të harmonizuar marrëdhëniet ndërpersonale.

Shigjetari

Çfarë është “shtëpia” për ty, Shigjetar? Një eklips hënor në zonën tënde të shtëpisë dhe përkatësisë, e sunduar nga Peshqit, të ndihmon të gjesh vendin ku mund të shërohesh dhe të ndihesh në paqe me veten. Fillimi i sezonit të Peshores të frymëzon të dalësh nga puna dhe të lidhesh me miqtë.

Bricjapi

Komunikimi ka rezultat kur zhvillohet me njerëz që të kuptojnë. Eklipsi hënor te Peshqit të frymëzon të shohësh komunikimin si një urë që krijon lidhje, dashuri dhe mirëkuptim. Fillimi i sezonit të Peshores përkon me periudhën më profesionale të vitit për ty, por mos harro t’i kushtosh vëmendje e rëndësi edhe marrëdhënieve të tua.

Ujori

Veprimi është i rëndësishëm, Ujor! Një eklips hënor në zonën tënde të integritetit, e cila është e sunduar nga Peshqit, të frymëzon të vendosësh në veprim idetë e tua të preferuara. Gjatë kësaj kohe do të inkurajohesh të ndjekësh kuriozitetin tënd dhe dëshirën për të udhëtuar në vende të tjera.

Peshqit

Fillo nga e para! Një eklips hënor në shenjën tënde—i pari që nga viti 2016—të jep mundësinë për të bërë ndryshime të fuqishme në identitetin tënd, duke u shëruar nga e kaluara dhe duke mbetur shpresëplotë për të tashmen. Fillimi i sezonit të Peshores të motivon të punosh në qasjen pozitive ndaj vetes, pasi është mjaft e dobishme për shëndetin tënd mendor.

You may also like