Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Liban, ku qindra luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, luftëtarëve të Hezbollahut u kanë shpërthyer radiomarrësat, në të njëjtën kohë.
Advertisements
Kjo ka shkaktuar që shumë prej tyre të marrin plagë të rënda duke humbur duart apo gishtat në disa raste, dhe plagë fatale për ata që e kanë patur radiomarrësin afër organeve jetike gjatë shpërthimit.
Mediat vendase raportojnë dyshimet mbi një sulm të inteligjencës izraelite, që disi ka arritur të hakerrojë rrjetin e radiomarrësve duke i bërë të shpërthejnë njëkohësisht, por kjo është ende e pakonfirmuar.
Advertisements
Spitalet në Liban janë parë të mbushur me qindra persona të dëmtuar rëndë nga shpërthimet, ndërsa raportohet se numri i të plagosurve mund të kalojë edhe 2,000.
Mes të plagosurve raportohet të jetë edhe ambasadori i Iranit në Beirut.
Kujdes! Pamjet mund të jenë të rënda!
BREAKING via Reuters
Hundreds of members of Hezbollah were seriously wounded on Tuesday when the pagers they use to communicate exploded.
Here is one video of one of the pager explosions. pic.twitter.com/UDepHvkkEe
— Yashar Ali 🐘 (@yashar) September 17, 2024