Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”/ Qindra persona përfundojnë në pranga, aplikacioni përdorej nga grupet kriminale

by editor

Platforma e kriptuar e komunikimit “Ghost”, është zbërthyer nga autoritetet e zbatimit të ligjit, nën dyshimet se është përdorur për veprimtari kriminale.

Advertisements

Qindra persona mësohet se janë arrestuar në një operacion të shtrirë nga Europë në Australi.

Advertisements

Autoritetet bënë lëvizjen e tyre të martën dhe të mërkurën, duke arrestuar personazhe të krimit Itali, Irlandë, Suedi, Kanada dhe Australi, duke përfshirë “pronarin” 32-vjeçar të aplikacionit.

Drejtoresha ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle, tha se zbatimi i ligjit nga nëntë vende ishin përfshirë në sulmin ndërkombëtar.

Advertisements

“Sot e kemi bërë të qartë se sado që rrjetet kriminale të fshehura mendojnë se janë, ato nuk mund t’i shmangen përpjekjeve tona kolektive”, tha ajo.

Aplikacioni Ghost, një lloj WhatsApp për kriminelët, u krijua nëntë vite më parë dhe mund të aksesohej vetëm përmes telefonave inteligjentë, të modifikuar që shiteshin për rreth 1,590 dollarë amerikanë.

Policia franceze gjurmoi vendndodhjen e krijuesit në Australi dhe bashkoi forcat me policinë lokale, për të shënjestruar platformën.

“Një konferencë shtypi do të mbahet të mërkurën më 18 shtator 2024 për të shpallur një veprim madhor kundër një platforme komunikimi të koduar që përdoret për aktivitete kriminale, si trafikimi i drogës në shkallë të gjerë, vrasjet dhe pastrimi i parave.

Ky operacion është përpjekja më e fundit e sofistikuar deri më sot për të penguar aktivitetet e organizatave kriminale me rrezik të lartë që veprojnë nga të katër anët e botës”, tha Europol.

Në konferencë për shtyp pritet të ketë përfaqësues nga Europol, Xhandarmëria Kombëtare Franceze, Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), Policia Federale Australiane (AFP), Irish An Garda Síochána, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Vendet dhe organizatat e përfshira në operacin janë Australia, Kanadaja, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Holanda, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europol dhe Eurojust.

You may also like