Aludoi për një lidhje intime, Behgjet Pacolli çon para togave të zeza analistin shqiptar(Dokumenti)

by editor

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka çuar në gjykatë analistin shqiptar, Arjan Curri, në lidhje me deklaratat që ai ka bërë ndaj zotit Pacolli nëpër disa emisione televizive mbi vrasjen Liridona Ademajt nëntorin e vitit të shkuar, duke lakuar emrin e Pacollit, sikur ky i fundit kishte pasur një lidhje intime me Naim Murselin.

Advertisements

Ajo çfarë bëhet me dije, nga dokumenti i siguruar nga SOT News, është se ndaj analistit Curri rëndojnë dy akuza, ajo e “Fyerjes” dhe “Shpifje”, ndërsa seanca gjyqësore pritet të mbahet më datë 2 Tetor në orën 11, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Advertisements

Çfarë ndodhi nëntorin e vitit të kaluar?

Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit inskenoi vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, sikur kishte ndodhur një grabitje e rastësishme në orët e vona të pasditës, ndërkohë që pak orë më vonë, autoritetet zbuluan se pas ngjarjes fshihej Murseli si porositës për ekzekutimin e Ademajt.

Gjërsa lajmi mori dhenë, analisti Arjan Curri u shfaq në disa emisione televizive duke hedhur akuza të forta ndaj Behgjet Pacolli, madje duke lakuar edhe emrin e orientimin e tij seksual.

Advertisements

You may also like