Djali arriti të nxjerrë të gjallë gruan dhe u fut sërish më flakë të shpëtojë edhe nënën por mbeti aty bashkë me të duke u djegur të gjallë.
Advertisements
Kjo është pista paraprake e hetimit mbi ngjarjen e ndodhur sot herët në mëngjes në fshatin Nikoliq të Hasit në veri të vendit.
Advertisements
Rexh Lushi 57 vjeç dhe nëna e tij Fatime Lushi janë viktimat e tragjedisë familjare.
Gruaja e Rexhit, A.Lushi është gjallë. Ajo ka arritur të dalë nga banesa nën flakë pasi e nxori i shoqi, raportohet nga të dhënat e para që policia mori në vendngjarje.
Advertisements
Megjithatë ajo tha se grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në banesën e familjes Lushi teksa ata po flinin gjumë.
Çfarë ndodhi në Nikoliq
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rexh Lushi.
Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi Rexh Lushi dhe nëna e tij, shtetasja Fatiime Lushi.
Ndërsa bashkëshortja e Rexh Lushit, shtetasja A. Lushi, ka mundur të dalë nga banesa.
Shkak për ngjarjen dyshohet një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur.
Megjithatë grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Dinamika e ngjarjes
Djali i shtëpisë, Rexh Lushi ka konstatuar zjarrin dhe ka vënë alarmin. Ai ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes. Banesa gjendet rreth tetë kilometra larg qytetit të Hasit në një rrugë të gurtë.
E ndërsa zjarrfikësja nuk kishte mbërritur, zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi duhet të vepronte.
Ai ka arritur të shpëtojë bashkëshorten dhe menjëherë më pas është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë asi prej andej. Tragjikisht kanë vdekur që të dy.
Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Fatiime Lushit ndërsa po punohet për gjetjen e djalit të saj.