“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Muçelli, punonjës i Qendrës Shëndetësore Cakran, në orarin e punës kryen vizita të ndryshme, eko për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.
Advertisements
Qytetarja ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke.
Advertisements
Biseda:
Stopi: Eko veshkash?
Advertisements
Punonjësja: Ta marr doktorin?
Stopi: Po, po merre! A nuk është këtu tani?
Punonjësja: Doktor Ylli!
Stopi: Po, por a vonon?
Punonjësja: Në spital është.
Stopi: Ku?
Punonjësja: Në spital. (Qendër shëndetësore)
Punonjësja: Alo! O doktor, hajde bëj një eko! Hajde!
Stopi: Doktor, si kalove?
Ylli Muçelli, mjek: Si jeni?
Stopi: Kam pasur shumë dhimbje, kriza…
Stopi: Po pse, nga se më shkaktohet ky infeksion i veshkës?
Ylli Muçelli, mjek: Do kesh ndonjë dhëmballë të prishur, ndonjë të mbushur, ke?
Stopi: Sa, të lutem?
Ylli Muçelli, mjek: 15! ( 1500 lekë)
Pas kësaj, gazetari i “Stop” ballafaqohet drejtpërdrejt me mjekun Muçelli, i cili përgjigjet se ishte jashtë qendrës shëndetësore për një problem te dentisti.
Ylli Muçelli, mjek: Isha te dentisti. Shkova për të ndihmuar një pacient. Po, nuk kam, çfarë të them më.
Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezulton pa asnjë problem me veshkat.
Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzon të japë shpjegime duke këmbëngulur, që mjekun e ka në punë e duke kaluar në sulm.
Tonin Xhelaj, drejtor: Mos ma ngri zërin mua ti.
Gazetari: Ti duhej të reagoje. U gjobite 10 milionë Lekë?
Tonin Xhelaj, drejtor: E ça do më bëjnë?
Gazetari: Ty të të vijë zor që mban këtë pozicion se je kaq i paaftë.
Tonin Xhelaj, drejtor: Turp t’ju vijë juve.
Gazetari: Ti je i paaftë.
Tonin Xhelaj, drejtor: Jam shumë i aftë. Të paaftë dhe hakmarrësa jeni ju. Nuk keni çfarë të më bëni mua.
Gazetari: Ne?
Tonin Xhelaj, drejtor: Se u shërbejmë këtyre?
Gazetari: Unë erdha për doktor Yllin që e ke në klinikë private në këto momente. Doktor Yllin ku e ke?
Tonin Xhelaj, drejtor: Në punë.
Gazetari: T’i tregoj videot ku ishte tani, te klinika private? Epo tani më paaftësi se kjo nuk ka dhe mbulim më kaq…
Tonin Xhelaj, drejtor: Po shihni mo çuna, traun në syrin tuaj, mos shihni qimen në syrin tim.
Gazetari: I ke mësuar mirë shprehjet popullore. Ti nuk je i aftë të drejtosh këtë qendër shëndetësore. Ti më mbulon mjekët mua që venë tani në privat. Pse? Atë e di ti.
Tonin Xhelaj, drejtor: Ai që ju solli këtu…
Gazetari: Kush na solli ne? Unë kam ardhur vetë këtu. Unë kam ardhur për doktor Yllin edhe njëherë tjetër. Shyqyr që ekzistojnë këta njerëzit që denoncojnë.
Tonin Xhelaj, drejtor: Çfarë denoncimi bëri?
Gazetari: Denoncojnë këto të palarat tuaja.
Tonin Xhelaj, drejtor: Që po u shërben pacientëve… Po ik tani.
Nga ana tjetër Vasil Bregu, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, tha, se do të merren masa.
E në fakt për mjekun Muçelli nisi procedimi penal, ndërsa për të dhe drejtorin Xhelaj u mor masa e paralajmërimit për shkarkim nga detyra./ Tv Klan