Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë sot në një deklaratë publike ku tha se Prokurorët genjejnë, kur shkruajnë emrin e tij se ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës.
Advertisements
Malltezi tha se në fakt të gjitha ia ka përballuar e bija e Berishës, Argita. Ai tha se ka paguar vetëm për gjyqin në Francë dhe shtoi se me shumë kënaqësi ia mbulon, por nuk e kanë pranuar, ndaj, sipas tij, është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP.
Advertisements
Më pas, tha Malltezi, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita. Ai tha se më pas gënjehet që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat janë zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Ai shtroi pyetjen se përse prokurorët e shënojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës në dosjen hetimore.
DEKLARATA:
Advertisements
Prokurorët politikë genjejnë kur shkruajnë se Jamarber Malltezi ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka perballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita.
Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamiresine si krim apo vepër penale. Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor.
Çdo lek i paguar shkon për trajtimin e fëmijëve, për pagesat e mjekëve, sanitareve, krijimin e kushteve për trajtimin e fëmijëve. Znj.Berisha punon për humanizëm në mënyrë vullnetare dhe nuk ka asnjë të ardhur, nuk merr pagë, as shpërblim. Pra, vetëm jep për këtë fondacion. Pra, unë heq para të miat nga banka për të paguar trajtimin e fëmijëve dhe asnjë nga familja Berisha nuk përfiton asnjë lek.
Atëherë, pse sherbetoret politike të Edi Ramës e shenojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë. Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.