Çfarë po ndodh me euron? Vjeshta “fundos” monedhën europiane, humbet pikë edhe pas sezonit veror

by editor

Euro vazhdon të zhvlerësohet përballë lekut, edhe pse sezoni turistik veror është mbyllur.

Advertisements

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka zbritur në 99.2 lekë, kuotë kjo që e çon në minimum historik, që nga koha kur ajo u hodh në qarkullim dhe në rënie 10% që nga shtatori i vitit të kaluar.

Advertisements

Euro po pëson rënie thuajse të përditshme, të cilat në një shpjegim të thjeshtë ndikohet nga të flukset tursitike të vjeshtës, remitancat, investimet e huaja, e po ashtu edhe burimet informale.

Por në shifra, disa faktorë të tjerë nuk krijojnë bindje që leku të marrë pozitat që ka jo vetëm përballë euros, por edhe dollarit e paundit britanik.

Advertisements

Për shembull, vlera e importeve është rritur vetëm 3% këtë vit dhe kjo tregon se leku ka blerë shumë pak mallra në raport me mbiçmimin e tij.

Po ashtu, edhe ndikimi i inflacionit ngre pikëpyetje për rënien e euros, pasi ndryshimi i çmimeve në eurozonë në nivelin 2.6% dhe ndryshimi i çmimeve këtu rreth 2.3% nuk është diferncë e lartë.

Në këtë situatë, kur kursi i këmbimit bëhet i paparashikueshëm edhe në të ardhmen, arsyet për rënien e euros duket se janë të fshehura jashtë ekonomisë formale.

You may also like