Aktorja Olta Gixhari, pa doreza, ka rrëfyer në një intervistë arsyen se pse vendosi të bëhej pjesë e Big Brother Vip 2, duke kujtuar dhe kohën pas përfundimit të formatit, ku tha se njerëzit e urrenin.
Advertisements
“Njerëzit nuk më gjykuan, më urryen. Unë e kam me të thënë, nuk e kam me të përjetuar. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar dhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Nuk dua të paralelizoj veten me Krishtin, por jam në pozicion shumë të vështirë tani… duhet të jem e kujdesshme sepse turma është e rrezikshme”, tha Olta në podcastin ‘Zë me Mirën’.
Advertisements
Ajo tregoi se heqja dorë nga jeta që kishte në Tiranë, duke shitur biznesin dhe lënë aktrimin, e më pas bërja nënë me kohë të plotë, kishte qenë një periudhë shumë e vështirë për të.
Për këtë arsye, kishte ndjerë të nevojshme që të bëhej pjesë e formatit reality show.
Advertisements
“Ai ishte një emision që unë kurrë nuk do të thosha ‘po’. E kam parë, e kam ndjekur dhe kur kam pyetur veten a do të shkoja, pa mbaruar mendimin kam thënë ‘jo, ska shanse’. D.m.th një njeri mezi bën një intervistë, papritmas shfaqet në një reality show ‘e zhveshur’.
Ka qenë një periudhë e çuditshme në jetën time. U bëra nënë me planifikim. Unë hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, lashë teatrin dhe jetën që kisha. Vajta për të jetuar në Spanjë. U bëra brenda 24 orëve isha një grua shtatzënë, pas disa muajsh isha një nënë dhe pas pak kohësh një nënë me një bebe që qante 24 orë. Unë e kujtoj këtë dhe më vjen për të qarë. Ka qenë periudhë shumë e vështirë. Ka vuajtur në kuptimin që…normale të vuash ashtu, janë vuajtjet e nënës.
Ika nga çdo vëmendje. Brenda 24 orëve isha askushi. Unë e mora atë vendim dhe jam e prerë. Kisha nevojë për një revolucion, shkëputje. Ishte një thirrje. Hyrja ime aty ishte fiks një ulërimë, nga thellësia e shpirtit. Jo se unë vuaja, por nga tapeti i kuq unë shkova në një shtëpi, me një bebe dhe nuk bën asgjë tjetër. E di që çdo mama kështu bën, por transformimi i mamave nuk është njësoj. Është i rëndësishëm backgroundi, çfarë le dhe ku po shkon. Padyshim unë shkova në një vend më të mirë, te familja, por më lini të përjetoj dhe unë revoltat e mia. Nuk jam pishman, do të isha kthyer prapë. Në fillim Dori nuk donte. I mora leje për të shkuar që të isha e qetë. Nuk do të isha e qetë nëse do të më thoshte ‘bëj çfarë të duash’”, tha aktorja.