Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka marrë një vendim: do shpërngulet në Tiranë. Ajo ka zbuluar se shtëpia e re është duke u rregulluar. Sara ka ndarë disa pamje në ‘story’ nga banesa, duke na zbuluar se ajo do jetë shtëpia ku do qëndrojë me vajzën e saj, Poin.
Advertisements
“Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale. Unë dhe Poi shkuam për të parë shtëpinë tonë të re që do të jetë së shpejti. Kjo është me të vërtetë një proces kaq emocionues për të kaluar.“-shkruan Sara krahas kësaj fotoje.
Advertisements
Kujtojmë se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin. Artisti nuk ka ndarë me publikun asgjë, as për ndarjen dhe as për romancën e re, por fotot nga paparazzët e nxorrën në dritë se çfarë po ndodhte. Tashmë babi Ledrit do t’i duhet të vijë në Tiranë më shpesh për të takuar vajzën.