E rëndë! Gjendet i vdekur një person në Gramsh, dyshohet se…(Emri)

by editor

Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar prej të premtes për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh. Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet. Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh, të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh. Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.

Advertisements

You may also like