E moshuara dh*nohet nga i biri dhe nusja e tij, detaje nga ngjarja në Bathore! Vendoset në pranga 47-vjeçari, ndërsa e shoqja….

by editor

Një e moshuar është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

Advertisements

E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Murja është vendosur në prangat e policisë për veprën penale dhunë në familje.

Advertisements

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Murja u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Advertisements

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

You may also like