Një sherr i ri ka plasur javën e fundit në showbizz-in tonë. Protagonistet këtë herë janë Kostana Morava dhe Erjona Rusi.
Advertisements
Gjithçka nisi të shtunën e shkuar, kur Kostana ishte e ftuar në emisionin e Erjonës dhe kishte ankesa për titullin që kjo e fundit i kishte vendosur emisionit.
Advertisements
Morava ka shkuar në emision e mëngjesit duke kërkuar që të japë dhe ajo qëndrimet e saj në lidhje më gjithë situatën e krijuar, ashtu si edhe Erjona bëri një ditë më parë.
Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, pasi ka pasur tension dhe debat mes saj dhe moderatorëve të emisionit. Morava, pyeti drejtuesit se përse nuk e thirrën në emision kur ftuan Erjona Rusin, në mënyrë që të përballeshin drejtpërdrejtë.
Advertisements
“Kisha frikë se mos rriheshit”, iu përgjigj Bledi Salaj. Kërkesa e llogarisë se pse nuk e kishin ftuar, bëri që të niste një debat ashpër saj dhe dy moderatorëve, Neada Muçajt dhe Enxhi Nasufit, ku patën replika të shumta mes njëra-tjetrës.
“Pusho, të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vij më! Për ty kam ardhur, gocat s’i njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje, jo sot”, -u shpreh Kostana gjatë kohës që Enxhi po i thoshte se ishte ajo moderatorja e programit.
“Blendi, a ka mundësi apo të çohem të iki. Se s’kam ardhur të them çfarë do Enxhi të them, por kam ardhur të them çfarë dua të them e do iki”, u shpreh Kostana.
Por duket se edhe pas emisionit ka pasur përplasje mes palëve, ku Kostana ka vijuar me tonet e ashpra me dy moderatoret, që duket se ‘off records’ kanë vijuar edhe ato përplasjen me gazetaren, e cila pas debatit ka ikur e revoltuar nga studio. Në transmetim, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.
”Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju, por Erjona Rusi është fenomen tashmë dhe çdo lloj abuzimi dhe tjetërsimi që do bëhet do e quaj “Erjona Rusi” këtej e tutje. Jo nuk e kam quajtur prostitutë, është gënjeshtër. Hape lexoje! Kush tha që e kam shkruar për Erjonën? Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomeni, nuk është Erjona Rusi”, u shpreh ajo.
Në fund, Kostana shtoi se luftën nuk e ka me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që gazetarët i bëjnë pozicionit të tyre. Ndërsa Kostana vazhdonte të fliste, drejtuesit e mbyllën emisionin. Moderatorja Erjona Rusi ka folur publikisht rreth akuzave të moderatores Kostana Morava, pas intervistës së saj për emisionin ‘S’e luan topi’. Kostana pretendon se është abuzuar me titullin dhe intervista e saj është tjetërsuar. Erjona Rusi tha në “Wake Up” se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar.
Ajo tha se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë që vetë ajo e rrëfeu në intervistë Erjona tha se nuk është telefonuar nga Kostana, që t’i shprehte pakënaqësitë, para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘prostitutë mediatike’.
“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që i është vendosur intervistës së saj, njëra prej tyre ishte për ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio.
I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish-drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajën. Ajo e ka cekur më parë e kishte prekur tri vite më parë dhe unë nuk mund ta lija pa e pyetur. Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet, sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternativa para se të kalonte te sulmet. Pse s’më telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe. Unë e kuptoj deri në njëfarë pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitutë mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thotë, “po, më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mund të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!” -u shpreh ndër të tjera Erjona Rusi.
Një ndër reagimet e moderatores Kostana Morava: Erjona Rusi ka gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time. Nuk kam thëne kurrë që më ka ngacmuar seksualisht një ish-drejtor. Gazetarja Erjona Rusi ka gënjyer publikisht duke vendosur një titull të pavërtetë. Unë kam dhënë intervistë ku flas për jetën time nga e cila Erjona Rusi ka prerë mbi 20 minuta të intervistës. Më ka pyetur a ka ngacmime në TV dhe kam thënë që drejtuesit e mediave i ngacmojnë gratë. Më ka gënjyer që në fillim kur më ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe me kanë shkurtuar mbi 20 minuta të intervistës. Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet seksuale në punë. Nuk më kanë vënë në dijeni për titullin abuziv dhe të gënjeshtërt që i kanë vënë intervistës.
Abuzimi dhe turpi më i madh në këtë rast qëndron në faktin që unë i kam shkruar si Erjonës, ashtu edhe gazetares së saj përpara se intervista të publikohej që të kenë kujdes me titujt, të mos abuzohet, sepse veç imazhit tim, meraku im ishte tek pasojat psikologjike që do përballej djali im adoleshent që tashmë u bë pjesë e ndyrësisë së këtyre më sipër. Këtë mesazh ia kam nisur Erjona Rusit shumë orë përpara se intervista ime e regjistruar një ditë më parë të publikohej. Zonja nuk begenisi as ta lexojë”, u shpreh Kostana. Pas intervistës së Erjona Rusit, spikerja reagoi sërish në rrjetet sociale duke e konsideruar “turp pas turpi”, ndërsa shtoi se kjo tregon nivelin, sipas saj, “ekstrem ordiner ku ndodhen”. Ajo u shpreh se po merret në ekran nëpër gojë, ndërsa pa e ftuar në studio për t’u ballafaquar.
“Turp pas turpi për Erjona Rusin dhe Top Channel. Epo të marrësh të bësh emision dedikuar meje duke më marrë nëpër gojë në ekran pa më marrë mua minimumi aty në studio për t’u ballafaquar, tregon hapur dhe publikisht se në çfarë niveli ekstrem ordiner ndodhen Erjona Rusi ashtu edhe TCH… Këta gazetarë duhet të dinë minimumi që është jo vetëm jo etike në gazetari, por edhe e kundërligjshme në këtë rast që të flasësh për tjetrin publikisht pa qenë tjetri prezent. Unë nuk kam televizion siç kanë këta gënjeshtarë dhe manipulues të opinionit publik, por ama unë kam atë që nuk kanë ata. Unë kam të drejtë dhe më këtë veprim të sotëm e konfirmuan vetë se sa shumë u ka djegur e vërteta që kam thënë”, shkroi ajo.