Aventura e tre shqiptarëve, të cilët qarkullonin me një valixhe të mbushur me 14 kg kokainë, në rrugët e Barcelonës, nuk ka përfunduar siç duhet.
Advertisements
Automjeti u ndalua nga agjentët e skuadrës antidrogë “Mossos” në lagjen Sant Martí dhe tre shqiptarët përfunduan në pranga pasi u zbulua lënda narkotike..
Advertisements
Makina e shqiptarëve ngjalli dyshime për agjentët pasi panë pasagjerët që bënë një shkëmbim. Pikërisht atëherë ata vepruan duke bërë një nga goditjet më të mëdha në rrugët e Barcelonës.
Droga, e cila mund të kalojë vlerën e 1 milionë eurove në tregun e zi, ishte fshehur shumë mirë brenda automjetit. Gjatë kontrollit në makinë janë sekuestruar edhe 4000 euro cash.
Advertisements
Hetimi për të sqaruar se nga vinte droga, ku duhej të shkonte dhe rolin e tre shqiptarëve të arrestuar është marrë përsipër nga Divizioni i Hetimeve Kriminale të rajonit të Barcelonës dhe specialistët e luftës kundër drogës.