Fundosja e superjahtit Bayesian, informacioni sekret që mund të fshihet në kasafortat e papërshkueshme nga uji. Çfarë thonë hetimet e deritanishme

by editor

Autoritetet italiane që hetojnë rrënojat e superjahtit Bayesian , i cili u fundos në muajin gusht në Sicili, duke lënë pas 8 viktima, përfshirë manjatin britanik të teknologjisë, Mike Lynch.

Advertisements

Sipas burimeve të CNN, prokurorët italianë që hapën një hetim penal për vrasje të shumëfishta dhe mbytje të anijes nga pakujdesia besojnë se fundosja e jahtit 56 metra mund të përmbajë të dhëna shumë të ndjeshme të lidhura me disa agjenci të inteligjencës perëndimore.

Advertisements

Mike Lynch ka pasur lidhje me agjencitë e inteligjencës britanike, amerikane dhe të tjera përmes kompanive të tij të ndryshme, duke përfshirë firmën e sigurisë kibernetike Darktrace.

Lynch ishte gjithashtu një këshilltar i kryeministrave britanikë David Cameron dhe Theresa May për shkencën, teknologjinë dhe sigurinë kibernetike gjatë kohës së tyre në detyrë, sipas të dhënave të qeverisë britanike.

Advertisements

Bayesian, e cila ishte në pronësi të kompanisë së gruas së Lynch, është zhytur në një thellësi prej rreth 50 metrash dhe besohet të ketë kasaforta të papërshkueshme nga uji që përmbajnë dy disqe të enkriptuara që përmbajnë informacione shumë të klasifikuara, duke përfshirë fjalëkalime dhe të dhëna të tjera të ndjeshme.

Sipas informacionit të cituar nga CNN, zhytës specialistë me kamera në distancë kontrolluan gjerësisht anijen.

You may also like