Flakët shkrumbuan brenda pak minutash banesën në Pukë, flet djali i familjes: Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë..

by editor

Pasditen e sotme një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Mesul të Pukës. Mësohet se banesa e djegur është në pronësi të Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa banesa është djegur në pak minuta.

Advertisements

Djali i familjes, Geraldo Keci shprehet se në momentin kur ka rënë zjarri kanë qenë duke bukë.

Ai më tej shton se ata kanë zjarrin në tavan ndërsa nuk dinin nga erdhi.

Advertisements

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci.

Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës automobilistike. Pranë banesës së përfshirë nga flakët mbërritën edhe përfaqësues të Bashkisë së Pukës të cilët ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

“Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është fat, për pjesën tjetër na duhet i gjithë angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive përkatëse për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundësi ta ndihmojë në mënyrë që kjo familje ta kalojë sa më shpejt këtë situatë“, u shpreh Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë së Pukës.

You may also like