“E dashurova Shqipërinë”, amerikania kritika të ashpra ndaj gazetës britanike: Më deformuan intervistën

by editor

Një 19-vjeçare amerikane, Eve Kovac, ka reaguar ashpër ndaj britanikes “Daily Mail” për mënyrën se si ka shfrytëzuar një intervistë të saj, për të Shqipërinë.

Advertisements

Sipas saj, media ka lënë të kuptohet se Shqipëria ishte vendi më pak i preferuar gjatë udhëtimeve të saj në Evropë këtë verë, me pretendimin se “nuk ndihej e sigurt dhe se e ngacmonin burrat shqiptarë, madje edhe kur ishin të shoqëruar nga gratë.”

Advertisements

Eve, e njohur për aventurat e saj globale dhe pasionin për skateboard-in, ndan udhëtimet e saj përmes profilit në saj në Instagram.

Ajo ka udhëtuar në disa vende evropiane këtë verë, përfshirë edhe Shqipërinë. Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale, Eve ka deklaruar se Daily Mail ka manipuluar fjalët e saj dhe ka deformuar mesazhin, duke sugjeruar një qëndrim negativ që ajo nuk e ka ndaj Shqipërisë

Advertisements

Reagimi i saj ka ngjallur vëmendje në rrjetet sociale, ku ajo i bëri thirrje ndjekësve të mos i besojnë raportim onit të Daily Mail, duke sqaruar se ajo e ka pëlqyer shumë përvojën e saj në Shqipëri dhe i këshillon të gjithë të tjerët të vizitojnë vendin.

You may also like