Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër ku shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një pemë.
Advertisements
Policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale A.T, i cili gjatë aksidentit ishte nën efektin e alkoolit. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy pasagjerët, të cilët po marrin trajtim në spitalin Rajonal të qytetit të Peshkopisë.
Advertisements
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër, bënë arrestimin e shtetasit A.T., 33 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Dibër. 33-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me një pemë në anë të rrugës, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shtetas (pasagjer në automjet), të cilët po marrin trajtim në spitalin Rajonal të qytetit të Peshkopisë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.