Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj dhe dy pedagogët e shkollës, Senada Reçi, Luljeta Zefi, janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv.
Advertisements
Profesorët e Dekanatit, dyshohet se kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim për t`i vendosur nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.
Advertisements
Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, të pandehur në këtë çështje janë marë Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim.
Ndreca dhe Toni, rezultojnë të jenë prindërit e dy studenteve ngelëse dhe ishin të interesuara për të kaluar provimin.
Advertisements
Kjo dosje penale që mban Nr. 546 është regjistruar fillimisht në SPAK, por pas vendimin të mos kompetencës të marrë nga prokurori Ened Nakuçi, çështja i kaloi në vitin 2023 për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.
Ndërkohë një javë më parë Besmira Vishe, prokurorja e Shkodrës, ka vendosur të marrë të pandehur Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e korrupsionit pasiv.
Bashkë me Dekanin e Drejtësisë, e pandehur për korrupsion është marrë dhe shefja e departamentit të së Drejtës Ndërkombëtare, Senada Reçi dhe pedagogia pranë këtij departamenti, Luljeta Zefi.
Tashmë që prej datës 18 shtator 2024, kjo çështje kundër 5 të pandehurve është zbritur për t’u gjykuar në gjykatën e Shkodrës, ku do jetë gjyqtarja e seancës paraprake Egla Mirashi, që do vendosë nëse dosja kundër profesorëve do kalojë për gjykim apo do kthehet sërish në prokurori për plotësim hetimesh.
Kjo nuk është çështja e vetme që regjistrohet në gjykatën e Shkodrës për anëtarët e familjes së Gasper Kokaj. Jo shumë muaj më parë, Gjykata e Shkodrës dënoi me 3 vite burgim djalin e Gasperit, Kristjan Kokaj.
Vendimi për dënimin e Kokaj është marrë nga gjyqtari Tonin Stërkaj, i cili e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit Martin Pjetri dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Por ky dënim me burg është pezulluar, duke e kaluar vuajtjen e dënimin në periudhë shërbimi prove, me kusht që Kristjan Kokaj të mos kryejë asnjë vepër penale.